Gëzim Saliu
Shkon në 366 numri i intelektualeve që firmosin peticionin ndaj Ramës, mes tyre Dhori Kule
Partia Socialiste nuk ndryshon qëndrim sa i përket votimit të tri ligjeve të cilësuara nga Bashkimi Evropian si kushte për marrjen e statusit kandidat. Anëtari i kryesisë së PS-së, Pandeli Majko, i pyetur dje lidhur me peticionin e intelektualëve shqiptarë drejtuar kreut socialist Rama, në të cilën kërkohet vota e opozitës për ligjet e integrimit, deklaroi se ai është i gabuar dhe se socialistët do t’i mbahen qëndrimit të tyre për çështjen e Fierit. Nga ana tjetër, duke komentuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deputeti socialist e cilësoi atë si një manovër të mazhorancës për të mos krijuar zgjedhje me standarde. “Është e çuditshme që nga një krah dëgjohet entuziazmi i të djathtës që do fitojmë, do fitojmë e nga ana tjetër është kjo historia e 100 lëkurave që përpiqen në shumë mënyra të krijojnë histori dhe rrethana nga më të çuditshme, duke filluar që nga ndarja e mandatave. Dhe histori të natyrave të tjera të cilat në thelb kanë ripërsëritur shqetësimin e madh për të mos përsëritur zgjedhjet me standardet e dikurshme”, – tha Majko. Ndërkohë lidhur me koalicionin e opozitës për zgjedhjet e 23 qershorit, anëtari i kryesisë socialiste ripërsëriti qëndrimin se PS mbetet e hapur për të bërë aleanca me çdo parti opozitare, ku sa i përket LSI-së, Majko theksoi se një bashkim i tillë nuk mund të ndodhë për aq kohë sa kjo forcë politike është në qeveri.
Peticioni
Një letër e dytë i është drejtuar dje kreut socialist Edi Rama lidhur me kërkesën për të votuar tri ligjet e KE-së. Kësaj radhe letra është shkruar nga profesor doktorë, profesorë të asociuar, doktorë shkencash, pedagogë e studiues, mes emrave të të cilëve bie në sy emri i rektorit të Universitetit të Tiranës, njëherësh kryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë, prof. dr. Dhori Kule. Në këtë letër theksohet se votimi i ligjeve të domosdoshme për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Evropian i kapërcen të gjitha hendeqet mes partive politike dhe se PS duhet të bëjë realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve. “Refuzimi i pakuptueshëm për votimin e projektligjeve bëhet më i rëndë, pasi, siç dihet tashmë, gjerësisht nga qytetarët shqiptarë, që në tetor të vitit 2012 Komisioni Evropian rekomandoi marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë me një kusht të vetëm, votimin e tre ligjeve që kërkojnë të paktën tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo parakuptonte arritjen e një shumice që i kapërcente hendeqet mes përfaqësimit politik partiak, parakuptonte krijimin e një kuorumi vizionar e misionar që do të përfaqësonte qytetarin shqiptar, interesat e tij, të kaluarën e tij shpirtërore dhe të ardhmen e tij të prekshme, ëndrrën evropiane që bëhet realitet”, – theksojnë intelektualët në letrën e tyre. Më tej, ata i bëjnë thirrje kryesocialistit dhe deputetëve të PS-së që të nderojnë qytetarët që përfaqësojnë e të votojnë tre ligjet që ndajnë Shqipërinë nga Evropa. “Ne mendojmë se Kuvendi i Shqipërisë, anëtarët e tij, përfaqësuesit më të lartë të qytetarëve shqiptarë, elita politike e vendit e ka vizionin dhe misionin për ta përfaqësuar frymën dhe trashëgiminë evropiane të shqiptarëve duke i votuar tre ligjet që na ndajnë formalisht nga Evropa. Vullneti i shumicës parlamentare le të behët edhe vullnet i pakicës, i opozitës, i deputetëve të PS që kanë refuzuar deri tani t’i votojnë ligjet “evropiane”. Ky nuk është më vetëm vizion, as vetëm mision, tashmë është thjeshtë një detyrë që nuk kërkon asgjë të veçantë për t’u kryer, thjesht kurajë qytetare”, – përfundon letra e 110 intelektualëve drejtuar kreut të PS-së, Edi Rama.
110 intelektualët që firmosën peticionin
1. Prof. dr. Dhori Kule, rektor
2. Prof. dr. Kudret Cela
3. Prof. dr. Marenglen Gjonaj
4. Prof. dr. Pirro Leka
5. Prof. dr. Ibrahim Milushi
6. Prof. dr Petrit Zorba
7. Prof. dr. Galantina Canco Universiteti Bujqësor
8. Prof. dr. Natalia Sheshi
9. Prof. dr. Ardian Maci
10. Prof. dr. Ilo Melo
11. Prof. dr. Skënder Kacupi
12. Prof. dr. Fatbardh Sallaku
13. Prof. dr. Përparim Laze
14. Prof. dr. Gjoke Vuksani
15. Prof. dr. Suzana Panariti
16. Prof. dr. Liljana Elmazi
17. Prof. dr. Halit Xhafa
18. Prof. dr. Arjan Abazi
19. Prof. dr. Lefter Klimi
20. Prof. dr. Ilirian Kumbe
21. Prof. dr Fedi Brakushi
22. Prof. as. Dhurata Shehri
23. Prof. as. dr. Safet Dogjani
24. Prof. as. dr. Rapo Ormeni
25. Prof. as. dr. Fatos Hoxhaj
26. Prof. as. dr. Nezir Mekshiqi
27. Prof. as. dr. Petraq Naco
28. Prof. as. Kestrin Katro
29. Prof. as. Zhaklina Petro
30. Prof. as. dr. Xhelil Koleci
31. Prof. as. dr. Valdete Vorpsi
32. Prof. as. dr. Etleva Jojici
33. Prof. as. dr. Enkeleda Sallaku
34. Prof. as. dr. Majlinda Belegu
35. Prof. as. dr. Juban Shehu
36. Dr. Idriz Jata
37. Dr. Vesel Hoxha
38. Dr. Ylber Muceku
39. Dr. Gjergji Shore
40. Dr. Edmond Dushi
41. Dr. Kristina Gjeci
42. Dr. Mariana Nikolla UBT
43. Dr. Alma Imeri
44. Dr. Ilir Rusi
45. Dr. Altin Shegani
46. Dr. Ariana Nepravishta.
47. Msc. Azem Bardhi
48. Msc. Emanueka Kiri
49. Msc. Fatbardha Ismailaj
50. Msc. Bashkim Grifsha
51. Ma. Besnik Çerekja
52. Ma. Zhaneta Ndregjoni
53. Dod Prenga
54. Drita Buçpapaj
55. Eda Zylfi
56. Emiona Qorri
57. Ervis Cela
58. Ela Podgorica
59. Fabian Topollari
60. Iv Rrokaj
61. Adela Buçpapaj
62. Kreshnik Myftari
63. Ejona Bardhi
64. Artan Pnederi
65. Enkelejda Turkeshi
66. Ivas Jamini
67. Evisa Kambellari
68. Alban Koci
69. Armela Kromici
70. Engjell Likmeta
71. Anjeza Licenji
72. Petrina Broka
73. Nadia Peto (Rusi)
74. Rozeta Murli
75. Anisa Angjeli
76. Fjodra Shqarri
77. Lirime Cukoj
78. Kushinka Jace
79. Juljana Bylykbashi
80. Lola Xhelo
81. Erald Topi
82. Dorina Hoxha
83. Xhensila Kodi
84. Mirela Bogdani
85. Erdi Bejko
86. Ersida Teliti
87. Silvana Cinari
88. Naile Matoshi
89. Flora Alikaj
90. Petrit Bare
91. Ergeta Ktana
92. Edmond Pistulli
93. Irena Keta
94. Klodi Peshi
95. Juka Themeli
96. Enida xhaferii
97. Irida Pano
98. Iliriana Zekja
99. Migena Gega
100. Monika Kreka
101. Aida Jeonidhi
102. Rudina Pirushi
103. Valbona Bilali
104. Orgeta Dervishi
105. Klodeta Muca
106. Juliana Cuko
107. Valbona Bezhani
108. Niko Hyka
109. Altins Xhaferri
110. Ermina Biu
PD, Bogdani: Rama festoi shndërrimin e FRESSH-it në 99-sh
Partia Demokratike ka reaguar dje ndaj ceremonisë së zhvilluar me rastin e 21-vjetorit të themelimit të FRESSH-it, duke e cilësuar këtë festë si një shfaqje tragjikomike. “Në parodinë prej dy orësh u përdorën nga z. Rama me mijëra fjalë e terma, në tërësi të renditura pa kuptim, por tri fjalë nuk u shqipëruan asnjëherë të vetme. Përkundrazi ato ishin përjashtuar me vendim të posaçëm nga fjalori i djeshëm i Ramës dhe 99-shave të tij. Dhe këto ishin fjalët “integrim”, “Evropë” dhe e mallkuara fjala “pallate”. Zoti Rama dhe 99-shat e tij festuan dje shndërrimin e FRESSH-it në 99-sha si arkitektë dhe muratorë të murit të bllokimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo ishte dhurata e Vitit të Ri që Rama me 99-shat e tij i bënë FRESSH-it dhe trashëgimisë se tij proevropiane”, – tha deputeti i PD-së, Gerti Bogdani. Më tej, ai pohoi: “Muri i bllokimit të statusit të vendit kandidat e nxori edhe para të rinjve, por dhe mbarë shqiptarëve me lakuriq se të gjitha fotot e tij nudo të shpërndara në mbarë botën. Muri i bllokimit të integrimit në BE që z. Rama dhe neo-bllokmenët e tij i ngrinë dje në gojë oratorëve të Cakullit, fjalët Evropë dhe integrim, sa herë që ato vinin në mendjen e tyre. Fjala pallate kurrsesi nuk duhej përdorur, mbasi gjuha do të shkonte aty ku dhemb dhëmbi dhe pikërisht tek pallati i Linda Bashës, i ndërtuar ne shesh lulishteje, midis pallatesh, në kundërshtim të hapur me nenin 62 të urbanistikes. Me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e burrit të saj Edi Rama dhe për më tepër tragjikomedi në vete, si një investim prej një milion dollarësh nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar”.
Kamëz, kreu i PS-së: Do të nxisim punësimin
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimeve që zhvilloi dje me disa nga bizneset e vogla të zonës së Kamzës dhe Bathores, theksoi angazhimin e tij për të hequr taksën e biznesit të vogël si dhe uljen maksimalisht të papunësisë. Sipas kreut të selisë rozë, papunësia ka bërë që me qindra biznese të dëmtohen, ndërsa qytetarët të hyjnë në borxhe për të mbajtur familjet. “Ne do ta heqim patjetër taksën e biznesit të vogël. Nga llogaria që ne bëjmë, janë rreth 150 milionë euro borxhe të qytetarëve. Njerëzit janë zhytur në borxhe, papunësia është shumë e madhe. Ne do t’i japim frymëmarrje biznesit të vogël dhe duhet të fillojmë të nxisim punësimin patjetër”, – u shpreh Rama. Në këtë kontekst, kryesocialisti siguroi bizneset se PS do t’i japë përparësi biznesit të vogël me heqjen e taksës, por edhe krijimit të kushteve të favorshme tregtare duke rritur dhe punësimin.
Rama kopjon Berishën, publikon numrin e telefonit në rrjetin social
Kryesocialisti Rama ka publikuar dje numrin e tij të celularit për çdo person që do të komunikojë drejtpërdrejt me të. Nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social “Twitter”, Rama u ka bërë ftesë të gjithëve të marrin numrin e tij të celularit. “Nëse doni të komunikoni në mënyrë të drejtpërdrejtë me mua, shkruani në SMS emrin tuaj dhe adresën e e-mail-it në numrin 0662030272”, – shkruante Rama. Më parë, këtë nismë e bëri publike Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili në lançimin e faqes së tij në rrjetin social “Facebook” publikoi edhe numrin e telefonit ku specifikoi: “Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja, duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe në Whatsapp, në numrin +355692099410”.




