Konsumimi i sa më i madh i peshkut ndihmon trurin dhe mbron prej shumë sëmundjeve, duke përfshirë edhe Alzheimerin. Pakësimi i volumit të trurit është një shenjë e sëmundjes Alzheimer, njësoj si plakja normale. Britanikët, shkruan “Idea”, janë duke u këshilluar për të ngrënë peshk të paktën dy herë në javë, duke përfshirë edhe një pjesë të menysë, vaj peshku. Një nga acidet yndyrore të rëndësishme omega-3, është acid docosahexaenoic (DHA), e cila është menduar për të ndihmuar qelizat nervore që të komunikojnë me njëri-tjetrin. Burimi më i pasur i ushqyeshëm është peshku me vaj, si harengë, skumbri dhe sardelet.
Stërvitjet muskulore ulin rrezikun nga diabeti te gratë
Ngritja e peshave dhe stërvitjet e tjera që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, ulin rrezikun e femrave për të zhvilluar diabet, tregon një studim i ri. Siç raporton “BBC”, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga rreth 100 mijë gra amerikane gjatë tetë viteve dhe kanë gjetur se ato të cilat kanë çuar pesha ose kanë bërë ushtrime tjera të rezistencës, ishin më pak të prira të zhvillojnë llojin 2 të diabetit. Krahasuar me gratë joaktive, ato të cilat kanë bërë së paku 150 minuta aktivitet aerobik dhe së paku një orë ushtrime për të forcuar muskujt brenda një jave, ishin për rreth 30 për qind më pak të prira ta zhvillojnë diabetin. Studimi është botuar në revistën shkencore “PLoS Medicine”. Tashmë ka qenë e njohur se ushtrimet e lehta aerobike mund ta ndihmojnë parandalimin e llojit 2 të diabetit. Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se studimet e peshës mund të mbrojnë nga diabeti, andaj studimi i fundit është vetëm një konfirmim për dobitë shëndetësore të aktivitetit fizik.
Vitamina K forcon kockat
Vitamina K përmirëson dendësinë e masës kockore te personat që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it. Personat me sëmundjen në fjalë janë grup më i rrezikuar për të zhvilluar osteopeninë, e cila është një gjendje paraprirëse e osteoporozës – dendësinë së ulët të kockave. Në mesin e faktorëve që çojnë në zhvillimin e kësaj gjendje është edhe mungesa e mineraleve dhe vitaminave të caktuara, si kalciumit dhe vitaminës D. Por në këtë rol ndikon edhe vitamina K, tregojnë studimet e realizuara kohë më parë. Studiuesit irlandezë kanë krahasuar nivelin e vitaminës K1 te një grup personash me sëmundjen e Crohn-it, e cila gjatë kohës së studimit kanë qenë në gjendje “heshtjeje”, dhe i kanë krahasuar ata me një grup personash pa këtë sëmundje. Rezultatet e fituara kanë treguar se nivelet e ndryshme të vitaminës K te personat me sëmundjen e Crohnit janë më të ulëta krahasuar me grupin kontrollues. Po ashtu është vërejtur se edhe humbja e masës kockore ka qenë më e madhe sa më i ulët ka qenë niveli i vitaminës K. Në mesin e ushqimeve më të pasura me vitaminë K janë perimet gjethegjelbra, si spinaqi, marulet e lakrat.




