Përsëriten lëkundjet e tërmetit, epiqendra 46 km në jug të Tiranës

termeti 2Qytetet kryesore të vendit janë zgjuar përsëri me lëkundje sizmike këtë mëngjes.

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 06:43 në Tiranë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Kuçovë, Fier e Vlorë. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë, 46 km në Jug të Tiranës, 25 km në veri të Beratit dhe 14 km në veri të Kuçovës. Deri tani nuk raportohet për dëmtime.

 

Share it :