Përplasjet te Rruga e Durrësit! Kërkohet me urgjencë ndërhyrja e ambulancës për protestuesit e lënduar nga gazi lotsjellës

Përplasjet te Rruga e Durrësit! Kërkohet me urgjencë ndërhyrja e ambulancës për protestuesit e lënduar nga gazi lotsjellës

Situata dramatike në zonën e Rrugës së Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve mjekësore. Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues kanë shfaqur probleme të rënda frymëmarrjeje dhe lëndime fizike.

Në vendngjarje është kërkuar me urgjencë ardhja e ndihmës së shpejtë, ndërsa mjete të ambulancës kanë arritur me shpejtësi në aksin e Rrugës së Durrësit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar.

Ekipet mjekësore po japin ndihmën e parë në terren për personat që kanë pësuar asfiksi nga gazi, ndërsa disa prej tyre pritet të transportohen drejt spitalit për mjekim më të specializuar.

Tensione te Rruga e Durrësit! Policia rrethon protestuesit mes lagjeve, ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensione dhe përplasje të ashpra po regjistrohen në zonën e Rrugës së Durrësit në kryeqytet, ku situata mes protestuesve dhe forcave të policisë është përshkallëzuar ndjeshëm.

Një pjesë e protestuesve është izoluar dhe po mbahet e bllokuar nga kordonët e policisë brenda rrugicave të lagjeve ngjitur, duke mos u lejuar të dalin në aksin kryesor të Rrugës së Durrësit

Ndërkohë, pjesa tjetër e protestuesve që ndodhet në rrugën kryesore po përballet me një ndërhyrje masive të forcave të rendit. Për të shpërndarë turmën, policia po përdor ujë me presion dhe sasi të mëdha gazi lotsjellës, ndërsa raportohet se ndaj protestuesve janë qëlluar edhe plumba gome.

Share it :