Përplasje me armë për të vjedhur mushkën me kanabis, 3 në pranga 4 në kërkim

 

arma e krimit

Zbardhet përplasja me armë dje në fshatin Vërcisht të Përmetit. 39-vjeçari Gazmor Ibro u qëllua me automatik në përpjekje për të mbrojtur 100 kilogramë kanabis, sasi të cilën po e transportonte me mushkë së bashku me dy vëllezërit e tij Ilirjan e Fati Ibro të cilët janë shpallur në kërkim. Policia e cila përmbylli operacionin “Gostomicka” tha se në fshatin Vercisht vëllezërve Ibro u është bërë pritë nga 4 persona, Roland Pata, Altin Merdani, Stefan Gjoka dhe Elton Abazaj, të cilët të armatosur kanë dashur të grabisin sasinë e lëndë narkotike.  Palët janë përfshirë në përplasje më armë dhe për pasojë mbeti i plagosur Gazmor Ibro,  cili është dërguar në spitalin e Traumës i cili ndodhet nën arrest për akuzën e kultivimit të lëndës narkotike. Policia e njoftuar për këtë ngjarje arrestoi Roland Patën dhe Altin Merdanin ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoret e tyre Stefan Gjokën dhe Elton Abazjn. Policia ndërkohë ka arrestuar edhe  bashkëjetuesen e Roland Patës, pasi ne banesën ku jetonin përkohësisht u gjetën dhe sekuestruan dy doza kokaine si dhe 5.1 gram hashash. Në kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar 100 kilogram marijuanë e cila ishte fshehur në 16 thasë si edhe sasinë e vogël të kokainës.  Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre automjete dhe gëzhoja automatiku e pistolete në vendngjarje.

NË PRANGA:

1-Roland Pata , 41 vjeç  lindur Peshkopi dhe banues në Tepelenë

2-Altin Merdani 36 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj Tepelenë

Share it :