Partia Demokratike do të mledhë nesër grupin parlamentar për të përcaktuar qëndrimin e saj në raport me Kuvendin, pas vendimit të Byrosë për përjashtim me dhjetë ditë të Berishës nga seancat.
Mbledhja është lajmëruar për në orën 10:00 të paradites dhe do të drejtohet nga kryetari i grupit, Edi Paloka.
Pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, deputeti Edmond Spaho la të nënkuptuar mundësinë e një bojkoti të demokratëve.
Sipas tij ndërsa afrohet votimi i reformës në drejtësi, një grup brenda PS është i interesuar ta shohë jashtë Kuvendit PD.




