Përgatitjet për Euro 2024, konfirmohen dy ndeshjet miqësore të Kombëtares Shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars.

Konkretisht, në 22 mars, ora 20:45 Shqipëria luan me Kilin në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë,

Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve.

Sakaq, më 25 mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokhomit, në ora 19:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :