Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha teksa e krahason me agjentin e dyfishtë britanik të viteve 60’ Kim Philby, i cili punonte si për qeverinë e tij dhe atë të Bashkimit Sovjetik.
Balliu shkruan se Basha përdori për tu justifikuar për vendimet e tij aleatët dhe demokratët, ku këta të fundit, sipas ish-ligjvënësit do ti japin përgjigjen e merituar në Kuvendin e 11 Djetorit.
Postimi i plotë:
Basha, Kim Philby i pluralizmit.
Lul Basha flet për demokratët sikur ata të jenë monedha dhe i duhen për transaksion.
Lul Basha dje përdori demokratë dhe Partinë Demokratike si dhe aleatët e vendit për të justifikuar vendimet e tij që mori për interesat e tij personale.
Demokratët do të mblidhen në Kuvendin e Partisë Demokratike më 11 Dhjetor dhe aty ata do ti japin përgjigjen Kim Philby të pluralizmit.




