PD: Papërgjegjshmëria e qeverisë po shkatërron turizmin 

KSAMIL-300x187Papërgjegjshmëria e organizmave të qeverisë ka shkatërruar turizmin.

Është ky denoncimi i rradhës i Partisë Demokratike, që i referohet dëmtimeve në ishujt e Ksamilit, pas shpërthimit që INUK bëri rreth dy javë më parë për të shembur një ndërtim prej druri i cilësuar ndërtim abuziv.

Koordinatori për ndihmë ligjore në Partinë Demokratike, Ervin Salianji vizitoi zonën.

Të huajt kishin dëgjuar ndryshme për Ksamilin nga miqtë e tyre por përballë këtij realiteti tregojnë se kjo nuk është mënyra e duhur për ti shërbyer mjedisit dhe turizmit.

Sipas disa specialistëve do të duhen dhjetra vite që natyra të rigjenerohet nga dëmtimi.

Share it :