Patriotizёm ekonomik nё kohё krize

Ornela Memushi

pasport ekonomiNë një përkufizim të përgjithshëm, patriotizmi është dashuria për atdheun, por format e shfaqjes së tij janë të shumëllojshme. Pёr njё ekonomist, patriotizёm do tё thotё ndikimi i te gjitha forcave tё shoqёrisё nё pёrmirёsim tё situatёs ekonomike nё njё periudhё tё vёshtirё.

Tё jesh patriot nё ekonomi do tё thotё tё kontribuosh nё nxitjen e prodhimit shqiptar, tё stimulosh kёrkesёn e brendshme pёr mallra dhe shёrbime, tё inkurajosh dhe tё ndikosh nё rritjen e eksporteve, tё cilat janё nё nivel shumё tё ulёt nё krahasim me importet, duke i bёrё kёshtu mallrat tona mё konkuruese. Kёtё duhet ta bёjё para sё gjithash qeveria dhe çdo sipёrmarrёs dhe qytetar i pёrgjegjshёm i kёtij vendi.

Njё ekonomi ёshtё e pamundur tё mos pёrballet me kriza, tё cilat ndodhin pёr shkaqe tё ndryshme. Pikёrisht nё kohё krize duhet tё jemi tё gatshёm dhe mё kёmbёngulёs pёr tё gjetur ku qёndron gabimi dhe pёr tё pёrmirёsuar situatёn. Vitet e fundit ekonomia shqiptare ёshtё goditur nga kriza ekonomike qё preku edhe vendet e fuqishme perёndimore dhe deri tani nuk po rimёkёmbet. Kёtё pasivitet tё ekonomisё shqiptare po e lidh me gabimet nё keqmenaxhimin qё u ёshtё bёrё pasurive kombёtare tё pёrtёritshme dhe tё papёrtёritshme si dhe me keqpёrdorimin e fondeve nga ana e shtetit, pёrsa i pёrket politikave qё ndjek pёr sektorё tё caktuar tё ekonomisё si dhe politikave sociale.

Pas viteve 90 u bё copёzimi i tokёs nё ngastra tё vogla, njё ndarje e gabuar, problemet e tё cilёs janё shfaqur dhe kanё ndikuar negativisht nё ekonominё tonё. Disa vite mё vonё u bё kanalizimi i kapitalit nё sektorin e ndёrtimit, i cili pati njё zhvillim tё lartё dhe sot ndodhet nё gjendje krize por, kёto ndёrtime tё bёra shpesh pa asnjё plan urbanistik kanё çuar nё zvogёlimin e sipёrfaqeve tё tokave tё punueshme.

Toka dhe nёntoka janё pasuri tё papёrtёritshme prandaj ёshtё e nevojshme njё ndёrhyrje e menjёhershme nga ana e shtetit pёr tё menaxhuar sa mё mirё situatёn nё tё cilёn ndodhemi. Si mund tё nxitet prodhimi shqiptar?

Njё ngastёr e vogёl toke nuk ёshtё produktive ndёrsa bashkimi i tyre duke formuar “kooperativa tё vogla bujqёsore” rrit dukshёm produktivitetin duke prodhuar pёr tё pёrmbushur kёrkesёn e tregut vendas por, edhe duke u fokusuar nё njё treg tё vogёl tё jashtёm tё produkteve bio. Produktet bio po bёhen gjithmonё e mё pak tё gjetshme dhe gjithmonё e mё shumё tё kёrkuara dhe ne i kemi mundёsitё pёr shkak tё pozitёs gjeografike, kushteve klimaterike pёr tё siguruar kёto produkte me cilёsi dhe standarte, nё kёtё mёnyrё i japim zhvillim njё sektori strategjik sic ёshtё bujqёsia dhe blektoria por, gjithashtu do tё kemi njё rritje edhe nё eksporte duke pёrmirёsuar nё kёtё mёnyrё edhe bilancin tregtar. Deri mё sot janё bёrё investime tё vogla nё bujqёsi por, edhe nё sektorё tё tjerё duke ndryshuar cdo mandat qeverisёs edhe sektorёt prioritarё pёr zhvillimin e ekonomisё mirёpo, ne nuk e kemi luksin pёr tё investuar tek tё gjithё “pothuajse” nё mёnyrё tё barabartё dhe aspak mjaftueshёm pёr secilin. Çdo vend ka njё avantazh krahasues duke prodhuar njё produkt me cilёsi dhe standarte mё mirё se njё tjetёr dhe sipas mendimit tim ky avantazh pёr nё ёshtё bujqёsia dhe blegtoria. Pёrqёndrimi i tё gjitha forcave dhe investimit mё tё madh nё kёtё sektor strategjik do tё na conte nga njё shoqёri konsumi ku importet mbizotёrojnё nё vlera tё larta ndaj eksporteve nё shoqёri prodhimi. Çdo investim nga ana e sipёrmarrёsve ёshtё patriotizёm, rrit numrin e tё punёsuarve duke ndikuar nё pёrmirёsimin e gjendjes sё tyre sociale sepse njё individ i kёnaqur dhe me mё shumё tё ardhura ёshtё mё i dobishёm pёr ekonominё duke shpenzuar mё tepёr pёr konsum, nё kёtё mёnyrё rritet kёrkesa e brendshme pёr mallra dhe shёrbime.

Njё ndikim tё madh nё rritjen e kёsaj kёrkese ka edhe shteti nёpёrmjet politikave proteksioniste pёr produktet shqiptare ,e nё menyrё logjike kjo do tё çonte nё zvogёlimin e importeve dhe zvogёlimi i importeve do tё thotё mё shumё para tё shpenzuara brenda vendit. Prandaj çdo qytetar i pёrgjegjshёm, çdo sipёrmarrёs si edhe vetё shteti ndikojnё nё pёrmirёsimin e situatёs ekonomike duke bёrё shpenzimin e parave brenda vendit, duke filluar me paratё publike tё mbledhura nga taksat apo tё marra borxh nё emёr dhe pёr llogari tё qytetarёve shqiptarё e deri tek paratё qё shpenzojnё tё gjithё qytetarёt e thjeshtё, pra kjo do tё thotё patriotizёm. Realizimi i projekteve dhe jo lёnien e tyre thjesht nё letёr qё sjellin zhvillim afatgjatё nё ekonominё tonё siç ёshtё projekti i ndёrtimit tё aeroportit ndёrkombetar nё Gjirokastёr qё do tё ndikonte pozitivisht pёr gjithё rajonin e jugut dhe jo vetёm. Njё mirёmenaxhim i fondeve pёr ndihmёn ekonomike do tё ndikonte jo nё thellimin e mёtejshёm tё krizёs ekonomike por, ёshtё shumё e rёndёsishme ta pёrsёris edhe njё herё: duhet njё ndёrhyrje e menjёhershme nga ana e shtetit pёr tё ruajtur dhe shfrytezuar sa mё mirё tё gjitha burimet tona pasurore tё papёrtёritshme.

Shqipёria ka mё shumё se tё tjerёt nevojё pёr Atdhetarё tё cilёt nuk janё tё tillё thjesht sa pёr emёr dhe partiakё por, racional dhe me vullnet pёr tё ndihmuar nё funksionimin mё tё mirё tё institucioneve qё janё ndёrtuar pёr tё gjithё ne.

 

 

Share it :