Pas vdekjes së Navalnyt, Biden paralajmëron: SHBA-ja po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se vendi i tij po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, pas vdekjes së udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny.

”Ne tashmë kemi sanksione, por po shqyrtojmë sanksione shtesë, po”, u tha Biden gazetarëve në Uashington.

Navalny vdiq në një burg të largët të Arktikut të premten e kaluar.

Autoritetet e burgut thanë se ai pësoi “sindromën e vdekjes së papritur”, por aleatët e tij besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Kremlini tha se akuzat janë “të neveritshme” dhe se nuk ka ende “asnjë rezultat” nga hetimet e rastit.

Biden fajësoi gjithashtu Putinin për vdekjen e Navalnyt.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :