Pas mbledhjes së Kryesisë, Rama nuk ngopet: I duam të gjitha bashkitë

“Nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të tilla në të kaluarën.” Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama kur u pyet nga gazetarët nëse qeveria po merr masa për protestën e paralajmëruar për të shtunën.

Në një dalje për mediat pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, kryesocialisti tha se shumë shpejt koha do të tregojë se lidhjet e PD-së me Rusinë nuk janë ndërprerë.

“Nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollar për të bërë protesta të tilla në të kaluarën. Koha do të tregojë se lidhjet e tyre me likuiditetin rus nuk janë ndërprerë. Keqardhje për ata që po u shkojnë nga pas,” u shpreh Rama para gazetarëve.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve lokale të pranverës së vitit që vjen, Rama tha se PS synon që t’i fitojë të gjitha bashkitë e vendit.

Share it :