Pas kuintave me Rihanna-n dhe Shakira-n

pas_kuintave_me_rihanna_dhe_shAto janë dy prej këngëtareve më të famshme të ditëve tona, ndaj të bëje bashkë Rihanna-n dhe Shakira-n në të njëjtën këngë, e sidomos në të njëjtin videoklip, ishte një gjetje. “Can’t Remember to Forget You” mezi po pritej nga fansat e dy këngëtareve, që veç muzikës kishin një kureshtje të madhe edhe për videoklipin… dhe nuk u zhgënjyen.

Video e hedhur në “Youtube”, nga Rihanna dhe Shakira, ka kapur rreth 80 mln klikime. Por së fundmi, dy këngëtaret publikuan një video pas kuintave për t’u dhënë fansave të tyre një ide më të qartë se si u ndërtua i gjithë klipi.

 

 

Miley kopjon Madonna-n

 Miley Cyrus ka pozuar sërish “topless”, këtë herë për versionin gjerman të revistës “Vogue”. Nën titullin “Engjëlli biond”, këngëtarja 21-vjeçare ka një ngjashmëri të madhe me Madonna-n. Me buzë të kuqe, flokë të verdha me onde të mëdha dhe vetulla të zeza, Cyrus i qesh aparatit, duke mbuluar gjoksin vetëm me duar. Tri fotot janë postuar nga vetë këngëtarja në Twitter. “Shumë e emocionuar për këtë kopertinë. Miley Cyrus për “Vogue Germany”! Në shitje në muajin mars”.

 

 

Selena përdor drogë?

 Selena Gomez është parë duke marrë substanca ilegale gjatë një feste në Hollivud vitin e kaluar. Aktorja, e cila në janar shkoi në rehabilitim, është kapur duke thithur një “drogë të rrezikshme” në një festë private verën e kaluar. “Nuk e di nëse Justin Bieber e shtyri atë ta marrë ose nëse ajo filloi ta përdorë për shkak të presionit nga shokët. Nuk e dija se ajo përdor droga. Por ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënte. Kjo sigurisht se nuk ishte hera e parë që ajo përdori atë. Ajo po ashtu pinte. Unë pashë shampanjë, uiski dhe vodka në këtë festë”, – ka thënë burimi për “National Enquirer”.

 

 

Tom Cruise paditet me 1 mld $

 Tom Cruise është paditur se ka vjedhur idenë dhe skenarin për filmin “Mision i pamundur”. Ylli i kinematografisë është paditur për rolin e tij si Ethan Hunt, i cili portretizon personazhin e famshëm të veprimit. Timothy Patrick McLanahan ka paditur Tom Cruise dhe të tjerë, për shkeljen e të drejtës së autorit, pasi pretendon se kanë vjedhur idenë dhe skenarin e tij për filmin “Mision i pamundur”. “E! News” shkruan se McLanahan thotë se ai e shkroi skenarin e filmit në vitin 1998, të titulluar “Head On”, të cilin më pas e dërgoi në agjencinë e William Morris, por, sipas tij, skenari është marrë nga Agjencia e Artistëve Krijues pa dijeninë e tij dhe i është treguar agjentit të aktorit Cruise. McLanahan thotë se kur pa filmin “Mision i pamundur”, e njohu menjëherë skenarin e tij. Avokati i Cruise, Bert Fields, nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment të revistës “E! News”. “Dy muaj më parë aktori 51-vjeçar pagoi 50 milionë dollarë për padinë kundër Bauer Media, botuesi i revistës “Life & Style”, për shpifje kur shkruante se aktori Tom Cruise e kishte braktisur vajzën e tij Suri.

 

 

Kim dhe Kanye në Itali për muajin e mjaltit?

 Kim Kardashian dhe Kanye West planifikojnë të vizitojnë Italinë për muajin e mjaltit. Dyshja pritet të lidhin kurorë në një ceremoni luksoze në Paris në muajin maj, e cila do të përfshihet në serinë televizive “Keeping Up with the Kardashians”. Derisa vajza e tyre North West, do të jetë në dasmë, reperi dëshiron që në pushimet romantike ata të shkojnë të vetëm. “Kanye ia ka bërë të qartë Kimit se ai nuk dëshiron që North të vijë me ta në muajin e mjaltit. Ajo me gjasë do të qëndrojë në apartamentin e tyre në Paris me dadot e saj”, – ka thënë burimi.

Share it :