Pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, Sedleva Bodo në krye të Drejtorisë së Burgjeve

Pas dorëheqjes së Adriatik Kupit, Sedleva Bodo në krye të Drejtorisë së Burgjeve

Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit nga kjo detyrë.

Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen pas largimit të Adriatik Kupit, ndërsa Bodo merr drejtimin e sistemit penitenciar në vend.

Bodo u lind më 29 janar 1988. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010.

Më herët, Bodo ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga maji 2018 deri në gusht 2021, Bodo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

Pas largimit nga Ministria e Brendshme në gusht 2021, Bodo ka punuar në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku ka mbajtur detyrën e këshilltares së drejtorit të BKH-së.

Share it :