Sfidat nuk kanë dhënë shumë surpriza përveç barazimit në Krujë të Flamurtarit. Ndërsa Partizani dhe Vllaznia kanë konfirmuar forcën duke marrë nga tre pikë.
Ndeshjet e fundit të javës së Supeligës janë luajtur ditën e djeshme dhe kan dhuruar mjaft emocione. Në përballje ishin kryeqyetatsit e Partizanit që do të përballeshin me skuadrën e Besës. Kavajasit kanë treguar kohët e fundit që dinë të bëjnë edhe surpriza, por ndaj Partizani kjo nuk u dukë e mundur. Të kuqtë arritën që të fitonin me me rezultatin tre me një duke arritur kështu që të mbajnë pozitën e tyre në vendet e para të kreut. Përballje e forte ka qenë edhe përballja e lagunave të Lushnjës kundra Vllaznisë. Shkodranët tashmë kanë arritur formën e tyre të mirë dhe kanë u kanë rrëmbyer tre pikëshin eikipt të Luëshnjes. Ndërsa Flamurtari nuk ka arritur që të mbajë hapin në Krujë. Kjo pasi në një fushë tepër të vështirë vlonjatët e patën të pamundur që të shënonin. Kështu 90 minutëshi u mbyll në barazim duke i dhënë të dyja skuadrave nga një pikë respektivisht.
Partizani nuk gabon ndaj Besës
Partizani ka marrë një fitore të madhe në “Qemal Stafa” edhe pse nuk ka patur më vete tifozët e kuq. Stadiumi kombëtar ka mbajtur dyert e mbyllura për shkak të një dënimi të dhënë për klubin e Partizanit dhe në të ftohtin e tij, skuadra e trajnerit Hasan Lika ka fituar. Golin e shënuar nga Fatjon Sefa në pjesën e parë e ka barazuar Hyshmeri. Në fillim sulmuesi ka shënuar për Besën në minutën e 27 e pas tij në minutën e 44 ka barazuar mesfushori i Partizanit. Në pjesën e dytë të kuqtë u hodhën në sulm për të shënuar golin e fitores dhe duhej marrë një 11 metersh për ta çuar topin në rrjetë në minutën e 61’. Ai që ekzekuton saktë ka qënë sërish Hyshmeri. Në momentin e penalltisë për Partizanin portier i Besës është ndëshkuar me karton të kuq dhe kavajasit e kanë parë veten me një lojtar me pak dhe në disavantazh. Partizani ka menaxhuar si duhet minutat deri në fund të ndeshjes për të marrë tre pike të tjera që e mbajnë në vendin e dytë me katër pikë me pak se Skënderbeu i vendit të parë. Por pak sekonda para se të mbyllej takimi, të kuqtë kane shënuar edhe golin e tretë me anë të Demirit për ta bërë festën e tre pikëve akoma me të bukur.
Kastrioti i ngre mur Flamurtarit
Kastrioti dhe Flamurtari kanë marrë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në qytetin e Krujës. Kjo sfidë që vlente për luftën për mbijetesë është mbërthyer në rezultatin 0-0 me portat e paprekura. Kastrioti ka qënë me këmbëngulës dhe i ka shkuar më pranë golit por si Abazaj në pjesën e parë po ashtu edhe Malindi në të dytën nuk kanë ditur të realizojnë. Flamurtari ka patur mundësitë e veta dhe ka pretenduar për tre 11-metersha por gjyqtari Meta nuk i ka parë si të tilla. Vlonjatët kanë ruajtur porten e paprekur edhe pse i ka munguar Moccka dhe deri në fund ja kanë dalë të marrin 1 pike në Krujë. Kastrioti ka dështuar të fitoj në shtëpi dhe ka ndërlikuar pozitat në tabelën e klasifikimit, ndërsa Flamurtari fillon që të ndihet me komod pas problemeve në fillim të sezonit.
Vllaznia fiton në shtëpi ndaj Lushnjes
Vllaznia ja ka dale pa shumë vështirësi të rikthehet te fitorja në shtëpi përballë Lushnjes. Kuqeblutë i kane dhënë fund serisë me rezultate negative dhe kanë marrë tre pike të rëndësishme në garën për mbijetesë. Kroati Bushicc ka shënuar dy gola për ti dhënë Vllaznise fitoren në Loro Borici. Golin e pare e ka shënuar me 11metërsh në minutën e 49’ të pjesës së dytë duke sjellë qetësinë. Pas tij, Lushnja është munduar të reagoj por pa sukses. Vllaznia edhe pse me mungesa ka bërë më mirë duke arritur të gjej edhe golin e dytë dhe sërish ka qënë kroati Bushicc, goleadori i shkodraneve që ka shënuar të dytin personal dhe kaq ka mjaftuar për të sjellë qetësinë tek vendasit. Me këtë fitore Vllaznia bën një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetese ndërsa Lushnja merr një tjetër humbje ne transferte duke mbetur si në skuadër e fortë në shtëpi.
Gjyqtari vendime jo të sakta në Kastrioti- Flamurtari
Gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Kastriotit dhe Flamurtarit e ka dhënë shumë hapësirë për dyshime me disa vendime. Flamurtari ka pretenduar për të paktën dy penallti në ndeshjen e barazuar me krutanët por gjyqtari Meta nuk ka qënë i këtij mendimi. Lojtarët dhe stafi i Flamurtarit kanë protestuar shumë për këto vendime te njëanshme sipas tyre dhe kanë kërkuar shpjegime tek gjyqtari i katërt.
Në Korçë lirohen tifozët
Një dite pas trazirave ne Korçë, tifozët e Skënderbeut dhe Tiranës janë liruar edhe pse konflikti nuk është shuar ende. Trazirat mes tyre dhe policisë sollën arrestimin e disa ultrasve nga policia e Korccës. Tifozët e Tiranës janë liruar me shpejt se ata të Skënderbeut dhe në mbrëmjen e të shtunës vonë jane larguar drejt kryeqytetit. Disa orë më pas janë liruar edhe disa nga tifozët e shoqëruar në komisariat nga rradhet e Ujqërve të Dëborës. Tani pritet që FSHF të denoj të dy klubet për incidentet që ndodhën në stadium.
Partizani pa praninë e tifozëve
Te kuqte ndjenë presionin në sifdën ndaj Kavajse. Për herë të parë, Partizani do të luaj në Qemal Stafa pa praninë e tifozëve të cilët janë të dënuar ta shohin skuadrën e tyre nga televizori. Incidentet në ndeshjet me Vllazninë kanë sjellë mbylljen e dyerve të stadiumit, por megjithë këtë mungesë, të kuqtë kanë arritur firohen dhe i’a kanë dedikuar atë tifozëve të munguar.
Ndeshjet e djeshme
PARTIZANI-BESA 3-1
Golat: Hyshmeri 41′, 61′ Demiri 90+3′ / F.Sefa 27′
Gjyqtarë: D.Jubica
VLLAZNIA-LUSHNJA 2-0
Golat: Bushic 49′ 78′
Gjyqtarë: B.Ziri
KASTRIOTI-FLAMURTARI 0-0
Gjyqtarë: K.Meta
Klasifikimi
1 Skënderbeu Korçë 15 30
2 Partizani Tirana 15 26
3 Teuta Durrës 15 23
4 Laçi 15 22
5 Bylis Ballsh 15 21
6 Flamurtari Vlorë 15 21
7 Vllaznia Shkodër 15 21
8 Kukësi 15 19
9 Besa Kavajë 15 18
10 Lushnja 15 18
11 Kastrioti Krujë 15 16
12 Tirana 15 11




