Paralajmërimi i Berishës/ “Rama nuk ka shpëtim, bashkë me Lindat do shkojë atje ku e ka vendin!”

Paralajmërimi i Berishës/ “Rama nuk ka shpëtim, bashkë me Lindat do shkojë atje ku e ka vendin!”

Alta Societa: Doktor, na u duk neve nga televizioni apo ajo makina e ujit në protestën e djeshme, ju targetonte vetëm juve? Sikur ishte e qëllimshme. Dhe e dyta, si ndiheni sot pas protestës? A keni pasur ndonjë pasojë?

Sali Berisha: Sot ndihem më i motivuar se kurrë për protestë. Dhe se më nderojnë me targetimin që bën Edi Rama.
Ky frikacak i ulët, ky kriminel ordiner, që njëherë nxjerr një bandit për të festuar praninë e liderëve europianë në një atentat ndaj meje.
Njëherë tjetër urdhëron një kriminel në timon për të drejtuar topin e ujit. Por ta dijë mirë se Edi Rama nuk ka shpëtim.
Çfarëdo që të përdorë, ai do marrë atë që meriton, do shkojë bashkë me lubinë e tij dhe Lindat e tij. Lindat e tij bashkëhajdute. Do shkojë atje ku e kanë vendin.
Ky popull nuk ia fal kurrë Edi Ramës vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :