Si rrezultat i protestave të forta të studentëve dhe gjimnazistëve, PS-ja jo vetëm ka anulluar mbledhjen e grupit në Pallatin e Brigadave, por qeveria ka afruar mbledhjen në mesditë nga paniku se mos manifestuesit i afrohen pranë kryeministrisë.
Por përpos kësaj kryeministri Edi Rama është parë të futet në mënurë klandestinë në selinë e qeverisë, pa pompozitetin e mercedesit që e fut si zakonisht në oborrin e brendëshëm
Rama i kërrusur me një pardesy të errët shihet të futet nga porta aspak e lavdishme ku hyjnë punonjësit e administratës. Kjo masë mund të bëhet edhe për arsye sigurie, pas protestuesit kanë tentuar disa herë ta godasin veturën e kryeministrit, por gjithësesi versioni zyrtar i këtij depërtimi fshehtaz lidhet me blindimin e portave kryesore të kryeministrisë (foto poshtë), si pasojë e protestës që pritet të zhvendoset para selisë së qeverisë.




