Paketa e fasonëve/Zbardhen 46 masat, qeveria: Për 3 vite, 100 mijë të punësuar. Tatimfitimi nuk ndryshon

Gëzim Saliu

 

Paketa e re, rimbursim brenda 30 ditëve për eksportuesit, kreditim i TVSH-së së karburantit

Rama: Rrisim me 80% eksportet për 3 vjet, ndërhyrje në Kodin Doganor për firot dhe mbetjet

 

 

 

rama, fasonetPas katër muajsh nga diskutimet me palët e interesuara, qeveria prezantoi dje paketën e veçantë për industrinë fasone, ku parashikohen 46 masa të reja me qëllim krijimin e një modelit të ri ekonomik si edhe rritjen e punësimit. Por pavarësisht nga masat lehtësuese, në paketën e re u vu re se ashtu si në atë të miratuar në dhjetor, biznesi fason do të vazhdojë të paguajë tatimfitimin në nivelin 15%, edhe pse më parë ishte premtuar ulja e tij për këtë kategori. Sipas Kryeministrit Rama, rritja prej 5% që iu bë tatimfitimit do të konsiderohet si kontribut i industrisë për veten, ku përfituesit do të jenë ato industri që do të sjellin rezultate në aspektin e punësimit si edhe një plani konkret të zhvillimit. “Kemi pasur një diskutim kur kaluam paketën e re fiskale, lidhur me tatimin mbi fitimin dhe kemi arritur në përfundimin që rritja prej 5% e tatimit të fitimit në industrinë tuaj do të konsiderohet si kontribut për vetveten. Ashtu siç do të merren paratë nga kjo rritje,ashtu do të vihen në dispozicion të industrisë me një proces që do të jetë tërësisht i hapur dhe transparent. E këto para do të shkojnë për të gjithë ato kompani që do të paraqesin plane konkrete zgjerimi, zhvillimi, dhe rritje të punësimit”, – tha kreu i qeverisë.

 

 

Paketa

Për Kryeministrin Rama dhe qeverinë që ai drejton, paketë e re do të bëjë të mundur që për tri vite të numri i të punësuarve të deklaruar të rritet nga 28 mijë në 100 mijë. Po ashtu, sipas qeverisë, paketa do të synojë rritjen me 80% të eksporteve për tri vitet e ardhshme si edhe rritjen me 5 milionë dollarë të Fondit të Punësimit. “Objektivi është të hapen 12-15 mijë vende pune. Në vitin e dytë të shkojë në 60 mijë dhe në vitin e tretë të shkojë në 100 mijë vende pune”. Ndërkaq, kreu i mazhorancës listoi disa nga masat e reja të ndërmarra në paketën për industrinë fasone, duke nënvizuar së pari akordimin e kontratës me vlerën vetëm një euro në vit për impiantet e përpunimit aktiv, një masë që sipas tij do t’i kursejë industrisë një shumë të konsiderueshme. “Po ashtu rimbursimin brenda 30 ditëve për eksportuesit, të TVSH-së dhe 60 ditë për të gjithë të tjerët, duke u garantuar përmes kësaj pakete atë që është kërkuar me insistim nga ju dhe kam kënaqësinë t’ua them si një arritje të përbashkët; që gjithë kjo industri të kalojë në riskun zero dhe për këtë arsye edhe gjithë procedura doganore të kalojë nga një procedurë që ka shkuar në 3, 4, 5 ditë nga një herë edhe një javë në një procedurë që do të zgjasë vetëm 4-5 orë”, – tha ai. Një tjetër masë e marrë në paketë ishte edhe ajo për kreditimin e menjëhershëm të TVSH-së së karburantit pa pasur nevojë për të dorëzuar dokumente apo pa marrë miratimin e Drejtorisë Rajonale Tatimore si edhe përfshirja e kompanive fason në zonat e lira industriale si kompani të industrisë së përpunimit aktiv. “Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë edhe një “show room” për prodhuesit shqiptarë fasonë, gjë kjo e sugjeruar edhe prej jush. Ndërkohë AIDA po përfundon projektin për hapjen e 3 shkollave profesionale në 3 qytete për industrinë fasone”, – theksoi Rama. Ndërkohë kërkesës së përfaqësuesve të kësaj industrie për ndërhyrje në Kodin Doganor lidhur me mbetjet apo firot, kreu i qeveris iu përgjigj duke pohuar: “Do të bëjmë një ndërhyrje të menjëhershme ne kodin ekzistues për të trajtuar ekskluzivisht për industrinë tuaj çështjen e mbetjeve dhe të firove. Kështu që në momentin që do të ndërhymë në Kod dhe kemi mundësi ta bëjmë këtë, ju do të përfitoni menjëherë një trajtim krejt tjetër të mbetjeve dhe të firove”.

 

 

Paketa e fasonëve, disa nga masat bazë

 

-Rimbursim brenda 30 ditëve për eksportuesit me risk zero

-Kreditim i menjëhershëm i TVSH-së për karburantet

-Kontratë me vlerë një euro në vit për impiantet e përpunimit aktiv

-Rritja prej 5% e tatimit të fitimit tek fasonët do të konsiderohet si kontribut për vetveten-(paratë do të shkojnë për kompanitë që do të paraqesin plane konkrete zhvillimi dhe rritje të punësimit)

-Përfshirja e kompanive fason në zonat e lira industriale

-Ndërtimin e një “show room”-i për prodhuesit shqiptarë fasonë

-Hapjen e 3 shkollave profesionale në 3 qytete për industrinë fasone

-Listë e makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja

-Deklarimi i punonjësve do të bëhet online, duke shkurtuar kohën e kësaj procedure në 10 ditë

-Trajtimi i i posaçëm për fasonët për mënyrën e kontrolleve duke bërë një dallim mes punonjësve që merren për tu trajnuar dhe punonjësve që pastaj merren si punonjës përfundimtarë

-Kurse profesionale të drejtuara nga praktika në punë

 

 

5 mijë vende pune te panairi i 1 majit/ “Fasonët”, Veliaj: 1 vit sigurime shoqërore, plus 4 rroga për çdo punëtor të ri

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, prezantoi dje lehtësirat për biznesit fason nëpërmjet paketës së re, ku tha se ajo mbështetet në tri shtylla kryesore: në targetimin e varfërisë, uljen e kostove për ndustrinë (nxitjen e punësimit), dhe rritjen e produktivitetit të punës. Sipas ministrit, paketa gërsheton ndihmën ekonomike me fondin e punësimit, ku theksoi Veliaj, fondi i nxitjes së punësimit, i cili këtë vit është trefishuar, ka disa risi. “Bizneset mund të aplikojnë online, vlerësimi do të bëhen sipas një sistemi transparent me pikë, janë ulur tarifat e miratimit të fondit nga 30 ditë në 10 ditë, e gjithashtu bizneset që punësojnë më shumë do t’u incentivohet sigurimet shoqërore e shëndetësore. Subvencioni për një person të punësuar do të jetë një vit sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara, plus katër rroga mujore”, – deklaroi ministri. Nga ana tjetër, Veliaj foli edhe lidhur me panairin e punësimit më 1 maj, ku do të afishohen rreth 5 mijë vende pune. “Në datë 1 maj në pallatin e Kongreseve do të hapin konkursin për të filluar aplikimet në fondin e nxitjes së punësimit dhe për të shpërndarë këto 2.7 milionë dollarë. Do të jenë 5 mijë vende pune në panair. Pas përfundimit të buxhetit prej 2.7 milionë dollarë ne parashikojmë një fond prej 5 milionë dollarë, ekskluzivisht për biznesin fason. Është një mënyrë për të kthyer taksën mbi tatimin e fitimit”, – deklaroi ai.

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news