Oskar, nderohen për herë të parë edhe artistët e efekteve 3, 7 dhe 9 D

Përpara mbrëmjes së çmimeve Oskar, ku më 28 shkurt pritet të nderohen dhjetëra artistë, regjisorë dhe aktorë, në një mbrëmje speciale në Beverly Hill, janë nderuar me çmime ata që qëndrojnë pas kamerave dhe i japin filmave efektet speciale dhe projeksionet 3D. Për herë të parë ekipe të tëra shkencëtarësh, teknikësh dhe specialistësh janë nderuar me çmime për krijimet e tyre fanta-shkencë, efektet 3, 7 dhe 9D si në filmat “Kapiteni Amerika” apo “Avatari”.

Share it :