Këngëtarja Orgesa Zaimi ka postuar dje në facebook-un e saj foto ku jepet ngjashmëria mes fragmentit nga klipi i saj me një tjetër, duke u thënë “djelmosha”.
Ja se ccfare shkruan: “Sapo pash sot videon me te fundit te ktyre “Djelmoshave” dhe hapa syte Duhet te jete nje koincidence e vertet artisike sepse as i njoh dhe as me njohin…”
Aurela Gaçe çmendet pas motrës: Ça ylli e kam mor amani
Një dashuri pa kushte është ajo që i ofrojnë njëra-tjetrës dy motrat Gaçe. E për këtë, këngëtarja Aurela Gace, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur dashurinë e madhe dhe të pakufishme që ajo ndjen për motrën e saj, duke mos lënë edhe pas vëllanë. “Ça ylli e kam këtë motrën mor amaniiii. Sa shume duhet motra, kush ma thotë me fjalë? Edhe vëllanë e kemi yll edhe e duam shuuuuuuumë shuuuuumë ne të dyja”, – është shprehur Aurela në rrjetin social “Facebook”.
Stresi i kundërpërgjigjet thumbimit të Mc Kreshës
Reperi nga Shqipëria, Stresi, i është kundërpërgjigjur Mc Kreshës edhe në anën artistike – ai ka publikuar një ‘diss’ ndaj reperit mitrovicas. Mc Kresha lançoi kohë më parë albumin “Emceeclopedy”, i cili ka rezultuar të jetë sukses i madh, por që në vargjet e këngës “Hall of Fame” duket të ketë thumbuar Stresin. Reperi nga Shqipëria reagoi menjëherë duke postuar një video me fyerje të rënda ndaj Mc Kreshës, e madje edhe i tha se do të vijë në Prishtinë për t’u takuar me të. Stresi e mbajti premtimin dhe erdhi në Prishtinë, por konflikti u shmang mes të dyja palëve dhe nuk ndodhi më e keqja. Edhe pse reperët kanë heshtur për këtë konflikt nëpër media, është Stresi ai që tani ka zhvendosur luftën në rrafshin artistik, duke publikuar një ‘diss’, ku sulmon ashpër në vargje Mc Kreshën. Kënga është punuar nga Stresi dhe Enes Qosa, teksa besohet se nuk është e përfunduar plotësisht dhe është një këngë që nuk ishte në plan për albumin e ri të tij, “Stresinio”.
Alban Skënderaj me një këngë të re
Shumë shpejt do të dëgjojmë këngën më të re të këngëtarit të suksesshëm Alban Skënderaj, një lajm ky i konfirmuar prej tij në “Tëitter”. “Një këngë e re vjen për pak ditë”, – ka shkruar këngëtari, duke mos dhënë asnjë detaj. Alban Skënderaj ka korrur sukses në realizimin e baladave, të cilat kanë marrë mbështetjen e fansave dhe jo vetëm. Sezoni veror duket se do e gjejë këngëtarin duke punuar e sjellë produksione, të cilat rrallë herë nuk marrin vëmendjen e duhur. Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit. Shumë këngë të tij janë bërë hite, por Albani nuk ndalet që të sjellë klipe edhe krijime të reja.




