Juria e përbërë nga prof. Zef Paci, prof. Mehmet Behluli dhe Jutta Benzenberg do të shpall në Galerinë Kombëtare të Arteve artistin/artisten fitues të çmimit “Onufri 2013”.
Edicioni XX i ekspozitës ndërkombëtare “Onufri” këtë vit trajtoi temën “Elozhe e dyshimit”, e cila u kurua nga kuratori italian Claudio Cravero dhe Olson Lamaj. Ekspozita u hap në datë 26 dhjetor 2013 dhe qëndron e hapur deri me datë 2 shkurt 2014. Në këtë konkurs marrin pjesë 12 artistë nga Shqipëria, Italia, Franca, Egjipti dhe Kosova.
Artistët pjesëmarrës ishin: Silva Agostini (Shqipëri), Endri Dani (Shqipëri), Flaka Haliti (Kosovë), Elton Kore (Shqipëri), Jasmina Metwaly (Egjipt), Marzia Migliora (Itali), Alban Muja (Kosovë), Driton Selmani (Kosovë), Irgin Sena (Shqipëri), Ivi Topp (Shqipëri), Py Verde (Francë – Itali), Ergin Zaloshnja (Shqipëri).




