Ola Xama: Kompania e bashkisë nxorri banorët forcërisht nga banesat

Gazetarja Ola Xama tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se një kompani e krijuar nga bashkia e drejtuar nga Veliaj 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka nxjerrë forcërisht banorët në disa zona të Tiranës për të ndërtuar pallate. Ajo tha se atyre u është shkatërruar jeta.

“Tirana DC” është në pronësi të bashkisë së Tiranës që u themelua një vit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që kishte në statut edhe zhvillimi e sektorit imobiliar dhe zhvillimin e pronave të bashkisë. Në fillim ishte administrator Redi Molla dhe më pas Mariglen Qato.

Nga ajo që unë kam takuar në terren me banorët në Tiranë të cilëve u është shkatërruar jeta nga “Tirana DC” sepse nxirreshin forcërisht nga banesat e tyre te 5 Maji, Myslym Keta, Kombinatit, Astirit, te ish-Uzina Dinamo, ku është një pallat në gjendje shumë të mirë dhe 4 vite pas tërmetit bashkia mendon se është e rrezikshme të jetosh. Janë 55 familje dhe nuk u thuhet as se ku do të akomodohen më parë.

Rasti ekstrem ishte i një banoreje 84 vjeçe që u nxorr jashtë, ndërkohë që është ulur fondi i bonusit të qirasë dhe çdo javë ka protesta para bashkisë”-tha Xama.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.