Oferta e pagës për De Bruynen e çmendur

 

Klaus Allofs ka thënë se gjerman e kishte të vështirë të mbante Kevin De Bruynen në skuadër pasi Mancehster City i ofroi pagë katër herë më të lartë se që e kishte në Wolfsburg. Allofs ka pranuar se klubi kërkoi ta mbante De Bruynen, por nuk mund të shtyhej me kushtet e ofruara nga City. “Kur një lojtar ka ofertë nga një skuadër tjetër ku mund të fitojë katër herë më shumë para, duhet të llogaritni se çfarë ndikimi ka ajo ofertë te lojtari”, – ka thënë Allofs për “Die Welt”. Belgu iu bashkua “Qytetarëve” gjatë verës për 54 milionë funte.

 

Share it :