Nuk ndalet/ Rama do të marrë 75.5 milion euro kredi për menaxhimin e mbetjeve

75.5 mln euro është vlera e një kredie që qeveria do marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për reduktimin e ndotjes në mjedisin ujor, në disa zona në jugperëndim të vendit.

Në fokus do të jetë menaxhimi i integruar i mbetjeve, duke synuar arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, për reduktimin e ndjeshëm në gjenerimin e mbetjeve përmes paranadalimit, reduktimit, riciklimit dhe ripërdorimit.

Marrëveshja e huasë ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues objektivat që projekti synon të arrijë lidhen me promovimin e qasjeve të integruara qarkulluese për mbrojtjen e peizazheve dhe burimeve ujore, uljen e ndotjes së ujit në lumin Vjosë dhe zgjerimin e infrastrukturës sanitare.

Fokusi në reduktimin e ndotjes dhe masat parandaluese do të përfshijnë investime në infrastrukturën gri dhe të gjelbër, si dhe në kapitalin njerëzor për ndryshimin e sjelljes. Kjo pritet të sjellë menaxhim të përmirësuar dhe të integruar të mbetjeve bashkiake, përfshirë mbetjet plastike për të kaluar drejt një ekonomie qarkulluese në zonën e mbetjeve Vlorë Jug – Gjirokastër.

Po ashtu, pritet menaxhim i përmirësuar i ndotjes së ujit nga burimet e njohura, veçanërisht nga ujërat e ndotura të patrajtuara në pellgun e lumit Vjosë.

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri ende dominohet nga një qasje lineare e grumbullimit dhe asgjësimit, ndërkohë që praktikat më të mira ekonomike dhe mjedisore të aplikuara në vendet e BE-së përfshijnë komponentët e integruar të ekonomisë qarkulluese./SCAN

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :