Nuk kërkoi falje që i quajti trafikantë/ Rama vazhdon me kercenimet

Nuk kërkoi falje që i quajti trafikantë/ Rama vazhdon me kercenimet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj studentëve protestues, duke e cilësuar revoltën e tyre si një “lëvizje imagjinare” dhe duke pretenduar se pas protestuesve qëndrojnë krimi i organizuar, ndikime të huaja dhe persona të lidhur me ANTIFA-n. Në deklaratat e tij, Rama foli për persona me precedentë kriminalë që, sipas tij, janë futur në turmë të maskuar si studentë për të ushtruar dhunë dhe për të destabilizuar vendin.

Kryeministri përdori gjithashtu shprehjet “gjuhë huri, guri dhe kërcënimesh”, ndërsa akuzoi mediat se po i japin hapësirë dhunës. Deklaratat vijnë në një kohë kur studentët vijojnë protestat dhe kërkojnë largimin e tij.

Edi Rama shantazhoi dje publikisht studentët duke i cilësuar si trafikantë, por më pas u demaskua publikisht nga ata drejtpërdrejt në media, të cilët nisën të publikonin listat e notave, dëshmitë e penalitëtit dhe i kërkuan atij publikisht të kërkojë faljë. Por Edi Rama, jo vetëm që nuk ka kërkuar falje, por sot ka pranuar se ka nisur shantazhin edhe ndaj pedagogëve, ku mes të tjerash tha se kishte marrë pedagogë të mjekësisë personalisht në telefon duke u kërkuar të ndalin protestën dhe të shkojnë në takime me të.
Dje u informova për një listë të gjatë personash me precedentë kriminalë, të cilët nën maskën e studentit, por pa asnjë lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë dhe janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit”, deklaroi ai. Kryeministri pretendoi se qëllimi i këtyre personave është destabilizimi i vendit dhe se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe ndikime të huaja.

“Ne kemi dhe një sërë specifikash që i ndjekim me kujdes. Dje u informova për një listë të gjatë personash me precedentë kriminalë, të cilët nën maskën e studentit, po pa asnjë lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë dhe janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë, domethënë, përfaqësuese e një komponenti protestuesish që është integruar në këtë masë të larmishme personash, me një qëllim të qartë: destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën. Pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja që vazhdojmë t’i hetojmë intensivisht. Ajo që më bëri përshtypje ishte përsëri reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin nga mosdistancimi ndaj dhunës. Sipas VIP-ave të mbrëmjeve të himnizimit të dhunës nëpër këto ekrane, i përkasin një momenti transformues për Shqipërinë. Këtu nuk ka moment tjetër transformues përveç një sfide të hapur për problemet që kërkojnë adresim. Gjuhë huri, guri dhe kërcënimesh s’mund të fitojë qasje qytetarie për të nesërmen. Ne po punojmë me orë të zgjatura, jam i vëmendshëm për shkaqet reale të disave që simpatizojnë një protestë dhe ndiejnë nevojën për të protestuar. Pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna, për sa kohë ai terror urban u shkaktua nga një masë e larmishme njerëzish të radikalizuar ideologjikisht, nga ANTIFA, të radikalizuar fetarisht, njerëz të paguar për të yshtur ndasinë fetare. U futën në turmë, të maskuar si studentë, për të ushtruar dhunë.”, tha ai.

Share it :