Nuk ka mëdyshje, duhet te jetë mendoj unë…

Nga Murat Mehmeti

Me ka pelqyer procedura e aplikuar kesaj here nga PDSH-ja per perzgjedhjen e kandidaturave per deputet ne zgjedhjet e ardheshme.
Per here te pare anetaret e PD-se kane te drejten te shprehin pelqimin dhe mos pelqimin per ata qe do ti perfaqesojne ne parlament. Dhe kjo eshte nje risi qe se pari ju jep peshe strukturave dhe se dyti rrit cilesisht perfaqesimin ne parlament.
Komisioni i perzgjedhjes se kandidatve i perbere nga 5 personalitete te spikatura ne aspektin akademiko-politik eshte nje filter i duhur qe garanton cilesi dhe per mendimin tim eshte ne njefare menyre edhe legalizimi i mendimit ndryshe ne parti mqs 3 nga ata kane qene gjithe kohen oponent te forte te PD-se se ketyre koheve ne opozite.
Keto dite ne portale te ndryshme shtrohet diskutimi nese ky komision do i japi ok kandidimit te Sali Berishes apo jo.
Ne gjykimin tim, ky komision i nderuar se pari nuk ka tager juridik te vleresoje kandidimin e z. Berisha, pasi pika 7 e udhezimit te PDSH-se perjashton nga vleresimi i ketij komisioni kryetarin e partise, sekretarin e pergjithshem, nenkryetaret dhe ish kryeministrat.
Nuk ka as tager moral pasi, Sali Berisha sot eshte idhulli i me shume se 80% e demokratve shqiptare. Ai tashme nuk eshte nje person, por eshte shnderruar ne nje institucion tek i cili depozitojne besimin e tyre shume shqiptare te majte e te djathte ku i ankohen cdo dite per problemet e tyre.
Qarkullon nje teori e miksuar nga rilindasit, qejfmbeturit dhe injorantet sipas se ciles “sa te jete Sali Berisha ne politike Basha nuk behet kurre lider”. E kunderta eshte e vertete; Lulzim Basha eshte sot lideri i PD-se, lideri i opozites se bashkuar, dhe neser do jete kryeministri i Shqiperise, dhe se Sali Berisha me energjine dhe frymezimin e pashtershem eshte nje garanci per maksimizimin e votes se PD-se ne zgjedhjet e ardheshme.
Pra, kandidimi ose jo i Sali Berishes eshte vetem ne doren e Sali Berishes e askujt tjeter.
Lehaqenet le te vazhdojene punen e tyre, ama demokratet e kerkojne akoma kontributin e z. Berisha. Shpresoj dhe deshiroj qe z. Berisha do jete pjese e grupit parlamentar te ardheshem te PD-se.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :