Nuk ka medikamente për kancerin, por QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët nga mosha 14 vjecare

Nuk ka medikamente për kancerin, por QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët nga mosha 14 vjecare

Për herë të parë, në QSUT do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë.

Tashmë të gjithë ata persona që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve për t’iu përshtatur identitetit gjinor (që jo detyrimisht përputhet me seksin biologjik) do të kenë të drejtë ta marrin këtë trajtim në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë e cila do të mbulohet nga fondet publike.

Trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.

Si rregull, terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

Sipas protokollit, terapia hormonale sjell ndryshime fizike graduale që zhvillohen përgjatë muajve dhe viteve të para të trajtimit. Tek burrat transgjinorë mund të ndodhin trashja e zërit, rritja e qimeve dhe shtimi i masës muskulore, ndërsa tek gratë transgjinore mund të shfaqet zhvillimi i gjoksit, zbutja e lëkurës dhe reduktimi i qimeve trupore. Shumë prej këtyre ndryshimeve zhvillohen gradualisht gjatë një deri në dy viteve terapi.

Përpara nisjes së trajtimit, pacientët duhet t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore dhe psikosociale, analizave hormonale dhe ekzaminimeve laboratorike. Ata duhet gjithashtu të nënshkruajnë “Fletën e Pëlqimit të Informuar”, ku pranojnë se janë njohur me efektet, rreziqet dhe pasojat e mundshme afatgjata të terapisë, përfshirë ndikimin në fertilitet.

Protokolli paralajmëron edhe për rreziqet mjekësore që mund të shoqërojnë terapinë hormonale, si problemet kardiovaskulare, hipertensioni, çrregullimet metabolike apo komplikacionet tromboembolike. Për këtë arsye, pacientët do të monitorohen periodikisht, sidomos gjatë vitit të parë të trajtimit.
Dhe sigurisht ne e skmë se si janë kushtet në spiatle ku mungojnë aparaturat she medikamentet më bazike për tratimin e semundjeve jetike

Share it :