Nuk iki/ Rama vazhdon fyen studentet: Janë sorra e korba që

Nuk iki/ Rama vazhdon fyen studentet: Janë sorra e korba që

Ndërsa mijëra studentë dhe qytetarë vijojnë revoltën kundër tij, me kërkesën e prerë për dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama zgjedh të sfidojë hapur protestuesit.

Në ditën e 16-të të protestës, kreu i qeverisë jo vetëm që refuzon të dëgjojë zërin e të rinjve, por i etiketon ata si “turmë” dhe paralajmëron ndryshime ligjore kundër bojkotit universitar.

Mesazhi i Ramës është i qartë: nuk ka ndërmend të largohet, pavarësisht revoltës në rrugë, ndërsa studentët që kërkojnë largimin e tij përballen me një kryeministër që u mbyll derën kërkesave të tyre dhe këmbëngul të qëndrojë në pushtet qoftë edhe me dhunën policore. Ndërkohë Rama ka kërcënuar me ligj edhe pedagogët e studentët që janë në revoltë prej ditësh me një ligj kundër bojkotit, kërcënime këto tipike të diktatorëve në fundin e tyre politik.

Fjala e Ramës:

“I papranueshëm bojkoti i studentëve dhe akoma më nga një pjesë e pedagogëve, individëve të politizuar, zë që kanë për herë të parë. Do të ndërhyjmë në ligjin përkatës, pasi tjetër gjë është liria e protestës dhe tjetër gjë është imponimi mbi ata që duan të bëjnë mësim.

Dua të ndaj me shqiptarët disa të vërteta. I di vështirësitë e shumë prej jush nga kostoja e jetesës. S’dua të bëj krahasime, por dua të jem i sinqertë me ju. Gjuhën e forcës, të imponimit nuk e njoh. Civilizimin europian, traditën e shqiptarit të radhës në të folur, s’i negocioj me askënd.

Kur isha pedagog i ri, u rebelova nga një regjim, pasi doja dialog të lirë dhe jo dhunë të verbër. Mbi vazhdën e atij rebelimi, studentët u ulën në dialog. E ulën në dialog presidentin komunist dhe nga aty mori jetë demokracia. I kam shkruar edhe letra për dialog kryeministrit të asaj kohe.

Edhe në 2018 u deshën disa javë për t’u ulur në dialog, pasi ishte faji i atyre pedagogëve apo disa qorrave neokomunistë. ‘Bëj si themi ne, ose do të thyejmë dynjanë’, nuk ka. Ejani të ulemi, kur të doni dhe ku të doni, për ato që ju mendoni se do të bëj më mirë. Mos e hani më atë teorinë hileqare që ua përsërisin ata të keqkuptuarit që morën gurët. Unë i dëgjova ata më shumë se askush tjetër, se i kisha përballë aty. Unë isha në zyrë duke punuar. Kryefjala e tyre ishte: ‘Nuk ka dialog’. I mësova përmendësh edhe fjalimet e tyre. Pa vizion dhe ide në ato fjalime nuk dëgjova. ”, tha Rama.

Share it :