Noka: Rama dhe Balla ta harrojne se do ti shpetojne hetimeve nga sistemi Tim’s tek MCGonigal, Portit te Durresit, tenderat e thjeshtres e PPP

NJOFTIM PER SHTYP

Flamur Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Edhe PD është e bashkuar. Modalitetet janë në përfundim.
Diskutuam format dhe mënyrën e aksionit tonë opozitar.
Jemi besoj të qartë të gjithë që Edi Rama është njeriu që ka instaluar narkoregjimin më të egër që mund të ketë njohur historia. Ai e urren parlamentin.
Fakti që Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD i pamundësoi atij të kishte një sukses në parlament, i pamundësoi përballjen, sepse Edi Rama prej muajsh e ka braktisur parlamentin, sepse nuk mund të përballet me të vërtetat, realitetin e Sali Berishës dhe të deputetëve të PD-së dhe të opozitës. Si pasojë e kësaj, nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi ai ndërmorri aktin e arrestimit të Sali Berishës.
Ky parlament sot që përfaqësohet nga Rama-Balla dhe narkotrafikantët e tij është i eklipsuar përballë parlamentit të qytetarëve që është i zhvendosur tek ‘rruga e Shpresës’.
Edi Rama kot shpreson dhe ëndërron se me këto mënyrë do të nënshtrojë opozitën. Se me arrestimin e Sali Berishës do ti mbyllte gojën opozitës dhe Sali Berishës.
Thjeshtë diversifikon mundësitë e reagimit të opozitës.
Dhe një nga rrugët është, parlamenti zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve tek parlamenti i qytetarëve, tek ‘rruga e Shpresës’.
Pyetje: A ju bashkohen në këtë ‘rrugët të Shpresës’ edhe deputetët e Gazment Bardhit.
Flamur Noka: Deputetët janë të gjithë të PD-së, jemi të gjithë bashkë në aksion, formalitetet janë për të përfunduar bashkimin tërësor dhe fuzionin total në PD-në.
Pyetje: A jeni bashkë dhe jashtë parlamentit.
Flamur Noka: Bashkë jemi kudo dhe në çdo hap tonin.
Pyetje: Si i komenti deklaratat e Lulzim Bashës që tha se tymi në parlament i shërben, Edi Ramës.
Flamur Noka: Të njëjtat gjëra ka thënë edhe Edi Rama. Ju lutem, kur të më bëni pyetje për opozitën ju flas për opozitën. Kur më bëni pyetje për marionetat e pushtetit, ju vetë e thatë, çfarë thotë Edi Rama e thotë dhe marioneta e tij.
Pyetje: A keni diskutuar në këtë mbledhje dhe ka një vendim që të protestohet në datën 15 me nisjen e sesionit parlamentar, para parlamentit.
Flamur Noka: Që ky sesion parlamentar nis si një nga sesionet më të errëta të parlamentarizmit nuk ka nevojë për koment. Fakti që ne jemi në fillim të këtij sesioni me ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore, tregon që kemi një parlament që vetëm për qytetarët nuk është, po tentativë për të shuar mekanizmat e kontrollit që ka opozita në parlament, praktikisht për ta kthyer opozitën në fasadë, dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta refuzojmë. Ai e ka bërë këtë me shpresën se nuk do të hetohet, por Edi Rama ta harrojë! Pavarësisht se është përpjekur që ta servirë si fakt, një ligj që vetëm demokratik nuk është, një gjë do të ju them, Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për abuzimet me PPP-të, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës; bashkëshortes. Edi Rama dhe Taulant Balla ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për TIMS, se aty janë vjedhur të dhënat, dhe u janë dërguar armiqve të Shqipërisë dhe NATO, se aty janë zhdukur të gjitha provat që e lidhin, Olsi Ramën me drogën dhe kokainën në pikat e kalimit kufitar, aty janë zhdukur edhe hyrjet – daljet dhe shoqëritë e pafundme me McGonigal. Që të gjitha këto PD-ja është e vendosur dhe do të gjejë mënyrën për t’i hetuar.
Pyetje: Si do të shkoni të hënën në parlament, si një grup parlamentar bashkë siç ishit këtu sot dhe si do ta koordinoni aksionin politik në vazhdimësi.
Flamur Noka: Ne prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo akt e aksion në parlament. Ai parlament është i narkotrafikantëve dhe jo i shqiptarëve.
Pyetje: A i frikësoheni bashkimit të votave të Lulzim Bashës me Edi Ramën për reformën zgjedhore, sikurse e paralajmëroi një ditë më parë, se nëse miratohet me konsensus, pra me grupin e tij reforma zgjedhore, ai mund të shikojë mundësinë të japë votat për projektligje të tjera.
Flamur Noka: Unë shpresoj dhe besoj shumë tek koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu sigurisht bëhen përjashtim dy pengjet, Brava dhe Alibasha, të cilët nuk kanë asgjë që i lidh me opozitën, por gjithçka që i lidh me Edi Ramën.
Pyetje: Me Bashën keni përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi, po me deputetë të tij keni komunikime.
Flamur Noka: Unë sapo thashë që deputetë që kanë dalë nga votat e demokratëve, do të jenë në lartësinë e kërkesave që demokratët kanë ndaj tyre dhe të përgjegjësisë që ata i kanë motivuar. Këtu i përjashtoj vetëm dy pengjet.
Pyetje: PS-së vetëm dy vota i duhen…
Flamur Noka: Atëherë po vërtetoni këtë që po them, që në Shqipëri nuk ka demokraci, por është një narkoregjim. E tha Rama, nuk do të konsensus për reformën zgjedhore apo për akte të tjera madhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar deri në fund parlamentarizmin dhe demokracinë në vend. Ne jemi të vendosur për ta mbrojtur atë.
Faleminderit!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.