Ka pak kohë që Noizy e ka prezantuar në publik të dashurën tij, bukuroshen nga Durrësi, Daniela Pajaziti. Pikërisht në ditëlindjen e saj të 18-të Noizy del haptas duke e deklaruar si të dashurën e tij zyrtare. Bukuroshja, e cila është edhe Miss Durrësi zbuloi më herët lidhjen me Noizy-n, ku e prezantoi si njeri shumë të ëmbël dhe me plot dashuri, e sigurisht që për ne kjo mund të duket e çuditshme duke e njohur natyrën e fortë të Noizy-t. Së fundi ata janë kërkuar që të pozojnë nudo për ballinën e revistës “VIP”. Noizy tashmë e ka gjetur shpirtin e tij binjak, duke u thyer zemrën mijëra vajzave të tjera, që adhurojnë atë.




