

Vladimir Kush i lindur më 1961 në Rusi, është piktor dhe skulptor surealist. Prej vitesh ai ka emigruar në SHBA dhe tani ka galerinë e tij personale në Maui, Hawai. Ai nuk ekspozon vetëm pikturat e tij origjinale në vaj, por variantet e tyre print (giclée prints), gjë që i ka rritur shumë popullaritetin.
Kush në punët e tij mikson surealizmin e Salvador Dali, peizazhet e Friedrich dhe figurinat e Bosch me diellin e Hawait. Produkti final janë imazhet e mëposhtme.




