Një shekull nga “Metamorfoza”, sprova e jo-njeriut për të gjetur njeriun

 

 

images (13)

Çdo ditë ndryshojmë… askush nuk e kupton! Në vorbullën e së përditshmes sa shumë tjetërsohemi?! Në të zakonshmen e tij, çdokush distancohet nga vetja. Secili merr pamjen e të gjithëve. Arratisja nga vetja është shpërfytyrimi i vet qenies. Shpërfytyrimi më ideal është identifikimi me aktin e qenies dhe jo me thelbin e saj. Mikrokozmosi human shpreh një hon mos njeriut në botë dhe substancë së tij.

Gregor Zamza është personifikimi i këtij parmi universal. Ai është ekstremi i këtij shndërrim, ku rutina e punës, autoriteti familjar, morali shoqëror, bota ku është, shpreh kufijtë e ndrydhjes së substancës së lirë njerëzore. Përherë e më tepër ajo shtypet, gjithmonë e më shumë izolohet, më thellë deri në harrim. Fatkeqësisht këtu kemi humbur veten! Unë është bota, jo unë.

Bota (uni-kolektiv) mund të na ndryshojë aq shumë, sa të na bëjë krejt tjetër, aq sa vetë bota nuk mund të na njohë. Metamorfoza e njeriut vjen kështu si një proces të bëri në vazhdimësi, në një mjedis që kompikohet, sofistikohet, ‘mbushet’ me akte bosh dhe fataliteti është degradimi i njeriut. Paradoksale se si në totalitet (aty ku ka…), qenia gjen boshatisjen e prezencës së vetes?!

I konvertuar, çuditërisht (po jo aq), në një kandër, Gregor Zamza është i burgosuri i gjendjes së vetë. I aftë për të reflektuar, por kishte harruar. Kishte harruar të bashkëbisendonte me veten. I aftë të reflektonte, por i paaftë (i pa shpres) për të jetuar ‘njeriun’. Dekdenca e tij është ‘stacioni i fundit’, ku pendimi nuk është një rrugë kthimi. Duket sikur njeriu është i determinuar të përfundojë në këtë gjendje. I ndodhur, aty në botë, është i pafuqishëm për t’iu kundërvënë asaj dhe vazhdimisht thyen veten, e injoron, madje edhe fyen, duke pranuar dëshpërimisht atë që imponohet pa u ndalur. Pranimi i fatit të Sizifit është fallsitet i ekzitencës.

Humbja e origjinalitetit është humbje e identitetit thellësisht intim. Identifikimi si ata është ngurtësim i potencës (dinamikës) human. Ndaj, Gregor Zamza i shpëfytyruar në panjohësi shpreh vështirësitë e lëvizjeve mekaniciste dhe të ngurta të një kandre që gjithmonë i shkakton dhimbje.

Mëngjesi i Gregor Zamzës është një zgjim ndaj gjendjes mjerane. Zgjimi, çasti i një pezamtimi të thellë ekzistencial është kthimi i vëmendjes tek vetja. Çasti (në simbolikë) është një apel për një zgjim më të hershëm, më të shpesht dhe jo të pritet për një shndërrim, ku degradimi është i pariparushëm

Hipokrizia gjatë gjithë kohës, ky gjumë i thellë e i gjatë, në zgjim kthehet në auto-neveri. Naiviteti i të zakonshmes na bëri të rëndomtë. Kur e rëndomta bëhet kriter i jetës, atëherë i gjithë dinjiteti kthehet në një prezencë të pavlerë. Esencialisht njeriu ka vdekur. Ai është një në një shumësi. Përbërës identik monadash që krijojnë totalitetin, por jo njeriun. Njeriu nuk është një shumësi subkulturash (njeriu social në gjithë dimensionin e tij, njeriu ekonomik, profesional, kulturor, moral etj), përtej, ai ka një përmbajtje thellësisht intuitive.

Konsumimi (tretja) e substancës njerëzore në hapësirë të homogjenizuar është krijimi i një Tjetri. Tjetri është uniformitet, standard… tjetri është shfaqje e ftohtë dhe teknike. Tek e fundit ky tjetër është jo – njeri. Socialis hominis është i barasvfeshëm me non hominem spernit. ‘Metamorfoza’ është një çast i thellë përjetimi dhe reflektimi midis njeriut (Gregor Zamzës) dhe gjendjes së tij (kandrës). Pra, përpjekja e një kandre (jo – njeriut) për të gjetur njeriun (Gregor Zamzën).

Jonjeriu, në një dhomë të zbrazët, i braktisur nga të tjerët, pavlerësia e botës, boshësia, një heshtje mbytëse, një ‘vend’ i hiçit. Tek kjo pakohësi ndodh përjetmi i vetes. Aty shembet bota para ndërgjegjes njerëzore. Ky është një çast, sepse në kohë thërmohet universi brenda vetes dhe njeriu është krejt i pafuqishëm. Ai është thjesht një soditës i dëshpëruar i vetes. Mjerisht i pashpresë por minimalisht njohjes i forcës njeri ‘brenda zhguallit të një kandre’.

Metamorfoza është kuptimi psiko – filozofik i substancës ‘njeri’. Absurditeti, mjerimi dhe pesimizmi është një çast i kulluar (ideal) i përjetimit të qenies. Vetëm një çast (pakohësi apo përjetësi), tek e fundit sërish i kthehemi procesit të metamorfozës. Procesit të harrimit të origjinalitetit dhe krijimi i asaj që ai bënë. Përpjekja, lufta, e gjithë potenca e ekzistenca, habitshëm shkon në krijimin e jo – njeriut.

Eriseld Kalemaj

 

Share it :