Një sagë qesharake’/ Spahia: Padi e motivuar politikisht nga PS, qëllimi është dëmtimi i demokratëve në

Një sagë qesharake’/ Spahia: Padi e motivuar politikisht nga PS, qëllimi është dëmtimi i demokratëve në zgjedhje

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër dhe kandidati i PD-së për deputet në këtë qark, Bardh Spahia, e cilësoi si absurd dhe të motivuar politikisht procesin gjyqësor ndaj tij. Ai tha se padia kundër tij është iniciuar nga Partia Socialiste për të goditur PD-në në prag të zgjedhjeve. Spahia shpjegoi se menjëherë pas marrjes së detyrës, zbuloi se kontrata e drejtorit të ujësjellësit ishte rinovuar në mënyrë të paligjshme.

Pas anulimit të kësaj kontrate, drejtori siguroi një vendim gjyqësor që bllokoi urdhrin e tij, vendim që më pas u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit. Ish-kryebashkiaku theksoi se procesi është i njëanshëm dhe se po përdoren lidhje të dyshimta për ta penguar. Ai siguroi se çdo veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe në interes të qytetarëve. Spahia akuzoi PS-në se po e përdor drejtësinë për ta dëmtuar politikisht në fillim të fushatës. Sipas tij, këto përpjekje nuk do ta ndalin PD-në dhe përkundrazi e motivojnë më shumë. Ai u shpreh i bindur se objektivi final i demokratëve është fitorja në zgjedhjet e 11 majit.
Spahia

Është një situatë absurde, unë e kam thënë që në fillim të nisjes së kësaj sage, sa qesharake aq edhe tendencioze.

kam thënë mendimin tim, që është një padi me sfond krejtësisht të qartë politik, e iniciuar nga zyrat e Partisë Socialiste jo vetëm në Shkodër por edhe në Tiranë, të cilët kanë instruktuar këtë personazh të bëjë një padi ndaj Bardh Spahisë.

Në fakt, historia është krejtësisht e thjeshtë. Menjëherë pas marrjes së detyrës si kryetar bashkie, pak ditë pas hyrjes në zyrë dhe fillimit të punës, i rikthehet nga një fushatë elektorale shumë intensive me popullin dhe qytetarët e Bashkisë së Shkodrës, ku një prej ankesave kryesore dhe problematikave kryesore ishte pikërisht problematikat e mëdha në lidhje me furnizimin me ujë të këtyre qytetarëve. Unë mësoj që kontrata e drejtorit të ujësjellësit ishte rinovuar në mënyrë të paligjshme rreth 2 muaj përpara se t’i skadonte kontrata 3-vjeçare këtij drejtori.

Menjëherë, duke u konsultuar edhe me juristët tanë, bëra revokimin e urdhrit të paraardhësit tim për rinovimin e kësaj kontrate, pra anulimin e kontratës.

Sapo nxora këtë urdhër, personi në fjalë siguron një sigurim padie, arrin të marrë në kohë rekord – çuditërisht – një sigurim padie, pra një bllokim nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë të urdhrit të kryetarit të bashkisë.

Kishte edhe një raport të mëparshëm nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatonte shkelje dhe abuzime dhe sugjeronte largimin nga puna të drejtorit të ujësjellësit.

Unë respektova vendimin e gjykatës, e ankimuam në Gjykatën e Apelit, prita sa u shpreh Gjykata e Apelit, e cila e hodhi poshtë atë sigurim padie, pra atë bllokim të urdhrit të kryetarit të bashkisë, dhe ndërmora menjëherë hapat për shkarkimin e zotërisë dhe emërimin e administratorit të ri të ndërmarrjes së ujësjellësit.

Zotëria në fjalë, siç është përmendur edhe në media, nëpërmjet edhe lidhjeve të dyshimta të tij me gjyqtarë të shkarkuar tashmë nga vettingu, siguroi një sigurim padie brenda pak orëve dhe bllokon për herë të dytë urdhrin e kryetarit të bashkisë.

Është për t’u theksuar fakti që të dy këto sigurime padie janë hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit, duke u konsideruar si veprime të paligjshme.

Duhet të theksoj që në çdo hap të kësaj sage është zbatuar me korrektesën më të madhe ligji dhe vetëm ligji, dhe është mbrojtur interesi qytetar.

Unë akuzohem për moszbatimin e një vendimi të ndërmjetëm, i cili është faktuar nga ana e Gjykatës së Apelit si i paligjshëm, në një çështje e cila është e mbyllur në themel.

Kjo shpjegohet me faktin që është iniciuar politikisht për të dëmtuar Partinë Demokratike, për të dëmtuar Bardh Spahinë, në fillimin e fushatës elektorale. Është qartazi me sfond politik, por asnjë problem nuk ka për mua, është një betejë që ka vetëm një fund.

Kjo situatë, përkundrazi, më motivon më shumë, ashtu siç më motivon edhe mbështetja e të gjithë qytetarëve të Shkodrës, të cilët e njohin krejtësisht mirë situatën dhe personazhin e përfshirë në këtë diskutim. Por edhe njëherë e them: veçse na motivon edhe më shumë drejt objektivit tonë final, i cili është fitorja e 11 majit.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news