Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Një dekadë e humbur, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në vendnumëro, me vetëm 3.2%.

Ndryshimi minimal tregon se arsimi nuk ka marrë shtysën financiare të nevojshme për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të prodhohen mundësi dhe vende pune premtuese për të rinjtë, në një kohë kur kostot e jetesës vetëm rriten.

Përgjatë dekadës së fundit arsimi u tkurr si sektor, humbi cilësinë referuar rezultateve te PISA në një kohë kur vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut të punës.

Nga ana tjetër, investimet publike në asetet fizike të infrastrukturës zunë mesatarisht mbi 5% të PBB-së përgjatë gjithë dekadës së fundit dhe sërish vendi vijon të ketë hendek edhe në këtë drejtim, për shkak të mungesës së studimeve të fizibilitetit dhe korrupsionit të lartë të gjetura në shumë projekte.

Kjo politikë buxhetore ka kufizuar mundësitë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa ekonomia ka vijuar të mbështetet në sektorë që, në një pjesë të konsiderueshme, krijojnë vende pune me produktivitet dhe paga të ulëta.

Hendeku bëhet më i dukshëm kur financimi i arsimit krahasohet me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonin.

Share it :