Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Ishin duke rregulluar një pompë pusi, helmohen dhe bien pa ndjenja dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Dy persona që ishin duke rregulluar një pompë pusi, kanë rënë pa ndjenja brenda tij, për shkak të gazit.

Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar, të cilët kanë tentuar të rregullojnë pompën brenda pusit.

Ndërkohë i ka zënë gazi brenda pusit.

Ata janë nxjerr nga familjarë dhe po transportohen me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës.

Share it :