Nard Ndoka mbeti jashtë Parlamentit në zgjedhjet e 25 prillit. Nisur nga ky rezultat zhgënjyes, Ndoka ka thirrur kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Demokristiane, duke kërkuar zgjedhjebn e kryetarit të partisë.
“Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor. Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Ndoka për rezultatin zhgënjyes në zgjedhje akuzoi Bashën se nuk i besoi dhe la të tetin në listën e PD-së së Shkodrës.
Njoftimi i plotë
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Departamenti i Organizimit
UDHËZIM
Mbështetur në Statutin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, me udhëzim të Kryetarit të PDK-së z.Nard Ndoka, ngrihet një grup pune i përbërë nga:
1-Ndue Shpani, Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së
2.Enver Leka, Shef i Departamentit të Organizimit
3.Nasilda Shyti, Shefe e Departamentit të Medias
Grupi i punës do të hartojë axhendën organizative e politike, duke kontaktuar me të gjitha degët e PDK-së, për të zhvilluar analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit dhe riorganizimin e strukturave, që do pasojë me mbledhjen e Kryesisë më 10 Shtator dhe të Këshillit Kombëtar, më 24 Shtator. Këshilli Kombëtar do vendosë për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më datën 22 ose 29 Tetor.
Kryesia e PDK-së do të miratojë edhe kandidatët për kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë.
Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi, Zyra e Organizimit të PDK-së.
Tiranë, më 25.05.2021




