Nevoja për një mësues shpirtëror

joga_2Në rrugën shpirtërore dhe metafizike, disiplina dhe ceremoni të ndryshme na kanë udhëhequr që të shkojmë drejt një zgjimi shpirtëror dhe një mundësie për të rritur virtytet hyjnore që kemi brenda nesh. Që të mësosh se si të kesh një lartësim të vetes, kërkohet që të kalosh një proçes pastrimi, duke ushtruar ushtrime meditative. Meditim, përqëndrim, vizualizim, lutje, rituale ezoterike, dhe disiplina të ndryshme shpirtërore janë shfrytëzuar që të na ndihmojnë të zhvillohemi në rrugën tonë shpirtërore dhe metafizike. Në këtë rrugë të gjatë metafizike është i nevojshëm një mësues shpirtëror ose Guru, tamam siç është dushi që e bëjmë çdo ditë. Mësuesi shpirtëror ose Guru ka qenë në rrugën shpirtërore për shumë vite me rradhë, ose për pjesën më të madhe të jetës së tij/asaj, madje edhe në jetët e kaluara që është i kualifikuar, që të jetë të aftë në këtë rrugë. Gjatë kësaj rruge të gjatë shpirtërore të ecësh pa një ndihmës apo udhëheqës është një detyrë shumë e vështirë për tu arritur. Vetëm disa shpirtra të mëdhenj janë në gjendje ta bëjnë këtë. Sidoqoftë, duhet të dimë që sipas traditës dhe zbulesës okulte, madje edhe shpirtrat e mëdhenj, si Jezusi, Muhamedi e të tjerë kishin lidhjet e tyre me Mësuesit shpirtërorë, fizikë ose jo fizikë. Mësuesit shpirtërorë janë këtu për të na dhënë një shtysë ose për të na motivuar kundrejt një qëllimi ose ideali, siç janë priftërinjtë apo hoxhallarët, që përpiqën të na afrojnë drejt asaj dritës të brendshme që ne këmi brenda vetes, dhe këta na ndihmojnë që ne të shkojmë deri në fund të kësaj drite.

 

Librat

Të mësosh nga librat ka disavatazhet e veta, së pari është paaftësia për të ndjerë praninë e një mësuesi shpitëror, pasi një mësues i vërtetë rrezaton një energji të fuqishme që stimulon shpirtrat që ndodhen afër tij, kur niveli i tyre mund të bjerë shpitërisht. Aura e Mësuesit bën një nxitje të nivelit energjetik të gjithë atyre që ndodhen afër tij, kur duhet të ngjiten një frekuencë më lart. Duke qëndruar gjithmonë pranë një mësuesi shpirtëror, gradualisht fillon të kesh një tranformim të brendshëm mikroskopik në një shprehje më të lartë. Ke një përshpejtim shpirtërisht, duke qëndruar afër një Mësuesi të vërtetë. Ai është si një magnet që i shkakton copave të hekurit që të magnetizohen kur ata bashkëveprojnë mes tyre.

Së dyti, librat nuk të japin të gjitha çelësat ose njohuritë e nevojshme që mund të hapin rrugët metafizike në botë më të larta ose shkallë më të larta vetëdijeje. Shumë çelësa nuk i gjen dot tek librat.

Së treti, librat, me shumë vështirësi paraqesin dy rrugë bashkveprimi, se sa një Mësues ofron.

Nga këto tre pika (ku ka edhe më shumë) mund të duket se sa e nevojshme është që të kesh një mënyrë pastrimi (Mësues). Mësues të vërtetë shpirtëror është vështirë të gjesh apo të takosh. Kur takojmë një Udhëzues të vërtetë shpirtëror, kjo ndodh për faktin sepse ky shpirt e meriton këtë takim. Është një shprehje okulte, ‘’ Kur nxënësi është gati, Mësuesi shfaqet’’. Nxënësi duhet të pregatisë veten e tij për ardhjen e mësuesit që t’i realizojë një nivel shpirtëror, nëpërmjet punëve dhe studimeve shpirtërore. Ai mund të realizohet, ata individë që përpiqen të përmirësohen pa ndonjë mësues shpirtëror do ta kenë shumë të vështirë të ngrihen lart shpirtërish. Mund të gënjehemi nga mësues që e mbajnë veten si Mësues shpirtërorë ndërkohë mund të jenë ‘’Falsë’’, ose si një ujk i veshur si dele dhe bariu i shpirtit.

 

Historia

Në mësimet tradicionale të Krishtereve na është thënë që St.Peter, një nga Apostujt e Krishtit, që në portat e Mbretërisë së Qiejve qëndron si rojtar, na thotë se brenda duarve të tyre, janë çelësa të ndryshëm që mund të hapin dyert dhe të lejojnë shpirtin që të kalojë pragun dhe të hyjë në një botë të pastër hyjnore, në një tokë ku mund të hash frutet e Pemës së Jetës. Të paktën kështu interpretohet nga mësimet Kristiane. Në të vërtetë, është tjesht një alegori. Një rregull ezoterik i referohet parimit që një mësues shpirtëror (Guru), (St. Peter) është i nevojshëm që të udhëhiqesh për një zhvillim shpirtëror. Mësuesi shpirtëror mban dhe ruan çelësat e zhvillimit metafizik (mistik/magjik). Duke përdorur çelësat (ligjet kozmike dhe parimet shpirtërore) Mësuesi transmenton disiplinën e tij, të jep mundësinë që të të mësosh vetëdijen shpirtërore (Mbretërinë e Qiejve), dhe të konsumosh frutet e Pemës së Jetës (një zgjim konstant drejt përjetësisë).

Në ditët e hershme të Kristianizmit, ‘’prifti’’ funksiononte më shumë si një mësues shpirtëror, jo thjesht si një predikues. Në shekuj që vazhduan, priftërinjtë humbën çelësat e Qiejve si rezultat i korrupsionit dhe degjenerimit të tyre. Ata që patën rritje të zilisë i humbën çelësat, gnostikë ose shpirtëror e të dijeve ezoterike. Ky ishte një nga faktorët që nxiti sulmet ortodokse në sektet kristiane të quajtur Gnostikë. Këta Gnostikë ishin rojtarë të sekreteve ezoterike, esencën e mësimeve, të Jezusit dhe avatarëve të tjerë.

Duhet  të arrijmë të kuptojmë që jo të gjithë mësuesit shpirtëror kanë të njëjtin nivel evoluimi. Ata janë të niveleve të ndryshme zhvillimi. Disa Mësues ofrojnë shërbimin e tyre veçanërisht kundrejt masës, disa me personat në rrugë, të tjerët në plane fizike më të tarta për të evoluar personat ose ata me një disiplinë të qëndrueshme që arrijnë intacionin e parë dhe të dytë planetar. Rrallë mund të gjejnë Mësues që janë më të vërtetë kompetentë dhe Mësues që të udhëheqin, ata të cilët kanë dëgjuar një thirrje nga shpirti, që të kenë arritur të jenë të çliruar, ndriçuar, dhe lartësuar. Çdo njeri që është i interesuar në metafizikë dhe kulturën shpirtërore, do ta gjejë veten e tij një hap larg nga Mësuesi që është i duhuri për nivelin e zhvillimit të tij shpirtëror në këtë stad. Kur ai zhvillohet shpirtërisht deri në një pikë të caktuar në bazë të rregullave të udhërrëfyesit tij, ai përfundimisht mund ta gjejë veten e tij të drejtohet nga Mësues të niveleve më të larta ose në mësime të tjera ezoterike, ose të një zhvillimi më cilësor të shpirtit,  Bardhyl Zylfo.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news