Në protestë, ajka e shoqërisë kombëtare’, Robert Aliaj: Rama, një mashtrues i kalibrit të paprecedentë

Në protestë, ajka e shoqërisë kombëtare’, Robert Aliaj: Rama, një mashtrues i kalibrit të paprecedentë

Për Robert Aliajn, protestuesit që kanën dalë këto dy ditë, janë ajka e shoqërisë.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Aliaj tha se shoqëria shqiptare sot duhet ta kuptojë se vendi ndodhet në një kryqëzim katastrofik, dhe tanimë më është moment historik që gjithësecili t’i bashkohet protestës studentore.

Sipas tij, askush nuk duhet t’i bësojë fjalëve të kryeministrit, pasi ai është një mashtrues i një kalibri të paprecedentë, për të cilin tha se duhet një censurë e bojkot mediatik në masë të madhe.

Po shohim ajkën e shoqërisë kombëtare, janë krenaria e secilit prind e shqiptar që kupton se Shqipëria është në një kryqëzim katastrofik. E ndjejnë që shumica s’po dalin për arsye frike, moment historik, më i rëndësishëm se i ‘90, moment i vendosjes së gjërave dhe logjikës së të qenët i lirë. Edhe pse kanë kaluar 36 vjet, 1 milion duhet të dalin aty, e gjithë Shqipëria të jetë aty.

Ajo deklarata e kryeministrit që më përshtjelloi zorrën e trashë, ai duhet të censurohet, është neveri kur e dëgjon një mashtrues. Mos e bëni për hir të shpirtit të shqiptarit të pastër. Ai është një mashtrues i kalibirt të paprecedentë, ai i luan ato mrrokllat e veta.

Në vend që ta shohë në kasollen që ju dogj, ta shohe së rinia s’e do, as Evropa e Von der Leyen. S’është e ardhmja e shqiptarëve në këtë Evropë me 100 halle.

Share it :