Në Prizren Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mblidhen javën tjetër, temat dhe detajet e takimit

Gëzim Saliu

Shkupi i gatshëm për mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë

 

rama, thaciQeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës mblidhen javën tjetër në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit. E shtyrë për dy herë me rradhë, takimi midis dy qeverive u vendos të mbahet në javën e dytë të janarit, ku në qendër të mbledhjes do të jetë përcaktimi i strategjisë së përbashkët për bashkëpunimin midis dy vendeve. Strategjia konsiston jo vetëm në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, ku përfshihet edhe politika e doganave, por edhe në krijimin e projekteve të përbashkëta me përfitime për të dyja shtetet fqinje. Por krahas strategjisë, një tjetër çështje që do të preket në takimin e përbashkët të Prizrenit është edhe përcaktimi i një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës për ngritjen e një materniteti dhe shkolle në këtë zonë. Tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të përfitojnë nga fondi i cili mësohet se do të përcaktohet vetëm ditën e mbledhjes. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive ishte parashikuar të mbahej qysh në muajin nëntor, madje kjo do të ishte edhe një simbolikë më rastin e Festës së Flamurit. Por shtyrja e mbledhjes në dhjetor erdhi pas zgjedhjeve vendore në Kosovë. Por edhe në muajin e fundit të vitit 2013, mbledhja nuk u bë e mundur, kjo për shkak të angazhimeve të qeverisë shqiptare. Ideja e mbledhjeve të përbvshkëta pritet të përsëritet edhe me qeverinë turke, pasi Shqipëria e ka përcaktuar këtë shtet si partner strategjik. Ndërkohë ky takim i përbashkët mes dy qeverive pritet të sjellë interes edhe tek fqinjët si Maqedonia, Mali i Zi apo edhe Serbia, ku kjo e fundit do të presë në një vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar Edi Rama për  nënshkrimin e një marrëveshja dypalëshe për ekonominë.

Shkupi

Maqedonia shprehet e gatshme për një mbledhje të përbashkët me qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha tha dje se nuk ka pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve fqinje, por se sipas tij arsye e mos zhvillimit të një takimi të tillë deri më tani ka qenë për shkak se si Kosova ashtu edhe Shqipëria ishin në proces zgjedhor. Qeveria maqedonase bëri të ditur se gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve. “Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin”, pohuan përfaqëesuesit e qeverisë maqedonase. Deri më tani, kryeministri Rama si edhe ministri i Jashtëm Buahsti kanëe përcaktuar se politika e jashtme e Shqiëprisë do të konsistyojë në parimin “zero probleme me fqinjët”. Sipas deklaratave të kreut të qeverisë, vendi do të luajë një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit dhe Evropës Lindore.

 

Viti 2014

LSI: Do përmbushim premtimet për punësimin

Në vitin 2014-të do të nisë përmbushja e premtimit paraeletkoral të së majtës për punësimin. Kështu bëri të ditur dje ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ku tha  se në planet e qeverisë është dhe riaktivizimi i sektorëve, deri më sot joefektiv. “Viti 2014 është një vit që e rikthehn Shiqpërinë në rrugë të zhvillimit, rritjes ekonomike, të rritjes së stabilitetit, do të këtë shumë projekte konkrete. Janë mbi 1.1 miliardë euro që do të investohen në ekonominë shqiptare. Pa diskutim që do shërbejë si një stimul për zhvillimin e vendit dhe rritjen ekonomike dhe për punësim. Një pjesë e këtyre parave do të përdoren për rihapjen e kantiereve e punës dhe për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, në shëndetësi, arsim, transport publik me qëllim që të rritet mirëqënia e njerëzve në Shqipëri”, pohoi Haxhinasto. Ndërkohë lidhur me biznesin fason, sektor i cili ka punësuar më shumë së 100 mije punëtorë në të gjithë vendin, LSI pasi u shpreh më parë kundër ndryshimit të taksimit të këtij biznesi pohoi se në peridudhën mars-prill të hartohet në qeveri një paketë ligjesh.

 

 

Homazhet

I jepet lamtumira e fundit ish-ambasadorit Çeliku

Në një ceremoni homazh të organizuar në hollin e ministrisë së Jashtme i është dhënë dje lamtumira e fundit ish-ambasadorit shqiptar në Poloni Florent Çeliku. Qindra qytetarë,miq,të afërm dhe familajrët e  Çelikut kanë përcjellë dje njeriun e tyre të dashur, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një sëmundje të rëndë. 45-vjeçari Çeliku ishte anëtarë i shërbimit diplomatik të Shqipërisë prej vitit 1992 dhe gjatë kësaj periudhe kishte mbajtur detyra të rëndësishme në disa vende të Europës,kryesisht ato të lindjes. Ndërkohë përveç shërbimit të tij si ambasador në Poloni, ai ka mbajtur këtë post  edhe në vende si Ukrahina, Lituani, Letoni dhe Estoni, ndërsa detyrë e lartë e tij ka qënë edhe ajo e zëvendës ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Në karrierën e tij të pasur prej 22 vitesh Florent Çeliku ka dhënë kontributin e tij edhe në ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, si anëtarë i delegacionit shqiptarë për zgjidhjen e çështjeve të mbartura mes dy vendeve. I veçantë ka qënë kontributi i tij edhe gjatë luftës së Kosovës,ku ka dhënë ndihmën e tij për mbi 1 mijë refugjatë kosovarë të cilët ishin vendosur në Poloni në këtë periudhë. Me ndarjen nga jeta të Çelikut Shqipëria ka humbur një diplomat karriere,i cili gjatë 22 vitesh shërbim arriti të përmirësonte marrëdhëniet e Shqipërisë në secilin do vend që punoi.

 

Share it :