Në Parlament fjala e lirë ka vdekur! Noka: Jeni regjim i kalbur që po i vjen fundi

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi në sekretariatin e Etikës ku po shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e disa deputetëve demokratë nga seanca plenare, se në “Parlament ka vdekur fjala e lirë”.

“Sot mundoheni të tregoni që kjo është monizëm luftë për të asgjësuar opozitën, është PS, ja ku e ke me video me zë dhe me figurë e ke për të kërkuar të drejtën e fjalës pra kjo është, ne po kërkojmë të na jepet fjala që dhe jo ne të na ndërpritet fjala dhe ju jeni deputetë si dhe unë dhe e keni ndjek që sa herë merret fjala ndërpritet. Ata që më kanë votuar kërkuan që unë të flas, nëse do të na mbyllni gojën duke na shpallur armik tani do të na përzini nga parlamenti, ne kemi një detyrë të përcojmë zërin e opozitës dhe të mbrojmë fjalën e lirë, se demokraci pa liri nuk ka.

Ajo është skllavëri se ai shefi juaj komandon me telefon kryetaren tuaj ne jemi gati të pranojmë gjithcka po opozitarizmi do ta mbrojmë me cdo kushte. Në këtë parlament fjala e lirë ka vdekur nëse ju mendoni që duke na përjashtuat, deri javën tjetër di ti përjashtoni të gjithë po e keni gabim se nuk jeni në lartësinë e votës së qytetarëve të këtij vendi. Ju jeni përfaqësues të në sulltani po parlamenti do të jetë me deputet që pavarësisht dëshirës së sulltan Surrelit, nëse më thoni ligjin që kemi thyer si deputet e pranojë pastaj po si shpjegohet gjithë ky mllef kur Rama na thoshte si gjiriz ju pse duartrokisnit.

Sali Berisha tha një që është reale video me po rgjira që janë reale, cfarë bëri që dihet parlamenti të marrë masa, e keni gabim se revolucioni demokratik po troket, ju duket shaka po kështu do filloj, jeni regjim i kalbur vetëm demokraci kjo nuk është. Ligjin dhe Kushtetutën e njoh  më mirë se ju, etikën e kam respektuar dhe nuk kam fyer, nuk e zgjidhni me mashtrime. Po ju vjen fundi po do jepni llogari”, tha Noka.

Share it :