Në emër të Teatrit Kombëtar, nuk duhej të mbanin fjalën te Art Turbina

Nga Elona Caslli
Në emër të Teatrit Kombëtar nuk duhet të mbanit fjalim tek Art Turbina zoti Basha
Zoti Basha keni zhvilluar sot një aktivitet tek pseudoteatri ” ArtTurbina” në Ditën e Rinisë. Aktiviteti është zhvilluar në një pseudoteatër që zëvendësoi Teatrin Kombëtar i cili u shemb barbarisht në të gdhirë të 17 majit.
Në emër të Teatrit Kombëtar dhe të një bashkësie të madhe njerëzish që derdhën energjinë e tyre, kohën e tyre për ta mbrojtur atë, do të kishte qenë e udhës që ky aktivitet të zhvillohej kudo, veç në pseudoteatrin ” Art Turbina” jo.
Teatri Kombëtar përfaqëson një ringjallje të diktaturës ku prisheshin objektet e kultit, ose nxirreshin familjet prej shtëpive në të gdhirë, për t’u internuar diku.
Do të kish qenë mirë të kishit zgjedhur një institucion më asnjëanës për Ditën e Rinisë, pasi figura juaj është e lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, për sa kohë firmosët një marrëveshje me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për hapat që do të ndërmerrnit nëse do të vinit në pushtet.
Post Scriptum- Nuk e di nëse ka qenë akt i vullnetshëm apo një detaj që ju ka shpëtuar elementi i ” Art Turbinës”, por në çdo rast keni lënduar thellë të gjithë qytetarët që protestuan për mbrojtjen e tij.
Share it :