Pas 12 ditësh vonesë më në fund Ministria e Financave ka arritur të publikojë treguesit fiskalë, apo thënë më thjesht, sa ka arritur ajo të mbledhë tatimet për buxhetin.
Me sa duket, arsyet për nxjerrën e të dhënave duket te ketë qenë pikërisht mosrealizimi i planit të saj për të mbledhur taksat.
Nga të gjithë llojet e tatimeve, me rritje rezulton të jetë vetëm tatimi mbi fitimin ndërsa TVSH-ja, akciza dhe taksat nacionale rezultojnë të jenë mbledhur me plot 50 milion dollarë më pak se parashikimi.
Rënia e te ardhurave në buxhet ka bërë që financat të shohin rrugë të tjera për të rritur sasinë e parave; bie ne sy se janë mbledhur më shumë para se ndonjëherë, nga gjobat dhe tarifat e shërbimeve.
Dy nga shpjegimet që mund të jepen për këtë situatë janë ose rritja e evazionit fiskal, ose rënia e ekonomisë dhe konsumit.



