Berisha: Duhet të vazhdojmë me të gjithë përpjekjet tona për anëtarësime të reja dhe për hapjen e PD

Berisha: Duhet të vazhdojmë me të gjithë përpjekjet tona për anëtarësime të reja dhe për hapjen e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi nga Kryesia që të bëjnë përpjekje maksimale që Partia Demokratike të shtohet me anëtarësime të reja, si dhe për hapjen e PD.

Në fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen e kësaj të marte, Berisha tha se përpjekjet për modernizimin e PD, nuk duhet të ndalen.

Zgjedhjet në tërësi kanë ecur, ka pasur probleme në ndonjë vend, të cilat po zgjidhen në mënyrën më demokratike dhe më të drejtë’, tha Berisha.

Tani, siç e dimë, jemi në muajin elektoral.

Zgjedhjet në tërësi kanë ecur, ka pasur probleme në ndonjë vend, të cilat po zgjidhen në mënyrën më demokratike dhe më të drejtë.

Por duhet të ngremë një grup për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të PD, i cili u avancua një javë për shkak të sallës, që ta dini.

Nuk kishte mundësi në asnjë sallë atë datë që caktuam, përveçse ta bënim jashtë, por besoj se ai vendim është bërë i ditur.

Natyrisht duhet tani një grup pune për përgatitjet.

Dhe grupet e punës që punojnë me statutin.

Grupet e punës që punojnë me të gjitha problematikat tani duhet t’i finalizojnë punët e tyre.

Duhet të vazhdojmë me të gjithë përpjekjet tona për anëtarësime të reja, për hapjen e PD.

Duhet të vazhdojmë me të gjithë përpjekjet tona modernizimin e PD.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :