Listën emërore të cdo këshilli do ta gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar vendimin nr. 418 të vitit 2012, për punonjësit që do të përfitojnë shpërblimin. Në vendimin më të fundit të qeverisë kanë ndryshuar kategoritë që do të marrin shpërblim. “Punonjësit e emëruar me kohë të pjesshme në përbërje të këshillave, bordeve apo komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këto organe, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Në kuptim të këtij vendimi, në njësi të qeverisjes qendrore përfshihen të gjitha institucionet qendrore buxhetore apo që financohen nga buxheti. Nuk janë objekt i këtij vendimi organet drejtuese të njësive të fondeve speciale si dhe organet drejtuese të institucioneve kushtetuese dhe të pavarura, që funksionojnë sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, – përcakton vendimi. Shpenzimet për kryerjen e pagesës së punonjësve në përbërje të këshillave, bordeve apo komisioneve të ndryshme të njësive të qeverisjes qendrore, të cilat vërtetohen kundrejt dokumentit të pjesëmarrjes në mbledhje, si dhe çdo shpenzim tjetër i natyrës operative (jo shpërblim), të kryer për realizimin e detyrave të këshillave, bordeve apo komisioneve, përballohen nga institucionet përgjegjëse për krijimin e këshillit, bordit apo komisionit, brenda buxhetit vjetor, të miratuar për këtë institucion.




