Ndryshon ligji/ Pagat e reja për të gjithë punonjësit, sa përfitohet pas datës 1 janar

Driçim Çaka

 

Si do bëhet derdhja e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore për pagat minimale dhe maksimale, për të vetëpunësuarit dhe kategoritë e tjera

 

 

grateDuke filluar nga data 1 janar i këtij viti paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore do të jetë jo më pak se 19 026 lekë. Vendimi i djeshëm i qeverisë ndryshon mënyrën e llogaritjes për derdhjen e kontributeve. Vendimi përcakton se paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore nga data 1 janar, do të jetë 95 130  lekë. “Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me ligjin nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, e cila nuk mund të jetë më e ulët se 19 026 lekë”- thuhet në vendimin e qeverisë.

Të vetëpunësuarit

Po kështu qeveria ka ndryshuar ligjin për derdhjen e kontributeve edhe për të vetëpunësuarit. Kjo do të thotë që shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), duke filluar nga janari do të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, e barabartë me 1 294  lekë. “I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale, prej 19 026 lekësh, e barabartë me 4 376 lekë në muaj.
I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, të barabartë me 1 294 lekë në muaj”- thuhet në vendimin e qeverisë.

I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 026 lekësh, të barabartë me 4 376  lekë në muaj.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), paguan një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore, të barabartë me 1 294.

 

Kategoritë e tjera

Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500 lekë për sigurime shoqërore dhe 1 294 lekë për sigurime shëndetësore. Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore të barabartë me 1 294 lekë në muaj.

Të vetëpunësuarit në buqësi

Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, do të jetë 4 200 lekë. Të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë prej 286 lekësh në muaj.

Për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, deklarohet dhe paguhet kontribut mujor në shumën 3 794 lekë, nga të cilat 2 500  lekë kontribut i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe 1 294  lekë, kontribut i detyrueshëm për sigurimet shëndetësore.

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :