Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, KiE s’e ka mbështetur

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Berisha: Mburojë për Ramën, KiE s’e ka mbështetur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas takimit me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke bërë të ditur se ka paraqitur shqetësimet e opozitës lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.

Sipas Berishës, gjatë takimit janë ngritur pretendimet e opozitës për krimin e organizuar, korrupsionin dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore.

“Në takimin me Sekretaren e Përgjithshme, paraqitëm realitetin në të cilin nga kryeministri tek inspektori i policisë janë në bashkëpunim të dokumentuar tashmë me klanet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe më gjerë. Shqipëria është e ditur, sot eksportuesi kryesor i kanabisit, kurse klanet shqiptare të kokainës janë transportuesit kryesorë të këtij helmi nga Amerika Latine në Europë”, shprehet kreu i PD.

Berisha u ndal gjithashtu te paketa e ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, të cilën e kundërshtoi, duke ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas pretendimit të kreut të PD-së, ndryshimet e propozuara synojnë të mbrojnë kryeministrin, familjarë të tij dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Këto deklarata përbëjnë qëndrime dhe akuza politike të Berishës dhe jo konstatime të organeve gjyqësore.

Janë bilionerët e drogës të cilët lajnë bilionat e tyre në Shqipëri me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë shqiptare. Prodhimi industrial sipas Eurostat-it ka rënë me 15.3% në pesë vite, kurse popullata, Shqipëria po shpopullohet me ritme të, të tmerrësisht të shpejta. Në 1000 shqiptarë, sot 466 jetojnë në hapësirën e Bashkimit Europian. E gjitha kjo është rezultante e politikës së ndërtimit të narkoshtetit që ndoqi Edi Rama, dhe tani, kur skandalet ndjekin njëra-tjetrën, ai paraqiti ndër të papritura dje, një paketë ndryshimesh të nja 100 e sa neneve në Kodin e Procedurës Penale, në të cilat ka absolutisht parasysh mbrojtjen e vetes së tij, vëllaut të tij, familjarëve të tij, dhe ministrave të tij”, deklaroi Berisha.

Share it :