Ndryshimet Flamurtari u premton lojtarve siguri ekonomike, Lika synimi i merkatos

Skuadra vlonjate u ka premtuar se lojtarët do të kenë kushte të përshtatshme ekonomike për sa u përket pagesave.

Synimi i vetëm i merkatos do të jetë Lika që mund të përforcojë skuadrën jugore.

 

 

Flamurtari-Bylis-2-2-Qejvani-ka-shenuarNjë Flamurtar ndryshe pritet që të kthehet nga Turqia. Një skuadër që do të ndryshojë për pozitivisht dhe që duket se do të jetë më e angazhuar te loja se sa te situata ekonomike. Labët kanë kaluar një periudhë të keqe kohët e fundit për sa i përket këtij  aspekti. Kjo pasi problemet në bashki kanë reflektuar edhe mbi gjendjen e klubit që ka lënë shumë pikë gjatë rrugës. Sikur mos të mungonte situata në tabelë ka qënë edhe gjëndja ekonomike pasi lojtarët nuk kanë marrë rrogat në kohën e caktuar çka ka shkaktuar edhe një nxitje të lojtarve për të  protestuar në formë negative. Mirëpo rikthimi në Superiore për pjesën e dytë do të ndyshojë edhe pozicionin e skuadrës në disa drejtime

Premio për çdo fitore

Ashtu siç kanë bërë në ndeshjen e fundit të fazës së parë, kur Flamurtari fitoi 1-0 ndaj Partizanit, kur u ndanë 10 milionë lekë të vjetra, edhe në Ballsh do të ketë premio. Kështu do të vazhdohet deri në fund.

Kushte ekonomike

Në rast se do të ketë të pakënaqur, pra futbollistë që ndoshta kërkohen nga ekipe të tjera, atyre s’do t’iu mungojë garancia për të qëndruar dhe për të qenë të sigurt ekonomisht në të ardhmen.Edhe pse drejtuesit e klubit pretendojnë se situata është stabilizuar për sa i përket anës financiare, përsëri lojtarët ankohen për rrogat. Këta të fundit kërkojnë dy paga të prapambetura, por ngërçi është për faktin se klubi nuk u njeh atyre një pagë. Bëhet fjalë për muajin gusht, ndërkohë që drejtuesit saktësojnë se kontratat kanë nisur nga muaji shtator. Bashkia e Vlorës, si institucioni që menaxhon klubin e futbollit, ka dhënë garanci se gjithçka do të jetë korrekte. Mbetet për t’u parë në vijim se si do të jetë situata financiare.

Lëvizje në merkato

Gilman Lika është një emër, por s’është i vetmi. Pritet që në rast se ai s’vjen, dikush tjetër mund të afrohet. Natyrisht, pastaj, në verë, do të ketë edhe lëvizje të tjera të rëndësishme. Drejtori sportiv i Flamurtarit Ardi Behari ka folur para disa ditësh edhe për interesimin që klubi kuqezi ka për mesfushorin Gilman Lika. Ai e ka cilësuar si një operacion të lodhshëm tratativën me lojtarin. “Ne e kemi shprehur interesin tonë për Likën, por kjo varet nga një sërë faktorësh. Lojtari po pret një ofertë nga jashtë Shqipërisë dhe zgjedhja e tij e parë është ky opsion. Ne i kemi parashtruar kushtet tona për të, si publikisht dhe individualisht, por më duhet të them se është një operacion i lodhshëm. Skuadra është e plotë, por me ardhjen e Gilman Likës do të kompletoheshim edhe më shumë. Nëse ky afrim nuk realizohet, merkatoja është e mbyllur për ne” është shprehur Behari.

 

 

 

 

Tirana merkato agresive, përpjekje për akord me Stojkov

Tirana vijon të tregohet mjaft agresive në merkaton e janarit. Bardheblutë mësohet të kenë gjetur dje akordin financiar me maqedonasin e shumëpritur, Aco Stojkov. Burime konfidenciale pranë drejtuesve kanë bërë të ditur një fakt të tillë. Sulmuesi i Vardarit është nisur nga Hong Kongu drejt Shkupit dhe sot, ose nesër sponsorët bardheblu kanë pranifikuar të zhvillojnë një takim me të. Stojkov mësohet se është dëshira më e madhe për 24-herë kampionët ndaj dhe kjo i ka shtyrë drejtuesit të bëjnë një sforco të madhe financiare për ta sjellë Stojkovin në Shqipëri. Halili mësohet të ketë komunikuar me sulmuesin maqedonas dhe i ka bërë një ofertë të majme për ta bindur. 30-vjeçari i ka dërguar fillimisht një mesazh Tiranës, për t’i thënë se do të jetë bardheblu nëse do t’i japin një shumë më të madhe se 7 mijë euro në muaj. Maqedonasi ka marrë “Ok”-in nga bardheblutë dhe pritet që brenda 24-orëve të ardhshme kjo histori të përfundojë me transferimin e tij në Tiranë. Stojkov nuk ka mundur të transferohet në Hong Kong dhe tani është pranë bardhebluve për të përforcuar skuadrën e cila gjendet në fundin e tabelës dhe që do ti duhet shumë forcë për tu ringritur.

 

 

 

Bylisi s’ndalet vjen edhe maqedonasi Markoski

Ballshiotët po bëjnë përpjekjet e tyre për të qëndruar në formë. Kjo pasi duke parë se rivalët më ët afërt në tabelë kanë bërë lëvizjete tyre janë hedhur menjeherë në sulm për të bërë diçka për lojtarë të rinj. Mesohet se klubi mallakastriot ka arritur që të marrë maqedonasin Markoski. Një përforcim ky dhe një gjetje për merakton që duket se do ta ndihmoj shumë ekipin jugor. Pas ikjes së Izuçukut në drejtim të Kukësi skuadra kishte nevojë për të bërë përforicme kështu që marrja e një lojtari të ri në fazën ofensive do ta ndihmoj skuadrën e Egbos që të bëjë më mirë në pjesën e dytë të sezonit. Edhe pse Bylis njihet si skuadër e hekurt në fushën e saj përforcimi i skuadrave ivlae në tabelë do t’ja edhe më të vështirë detyrën për të qëndruar në krye

 

 

 

Vllaznia merr Paunoviç dhe Vukçeviç

Pasi kanë luajtur tre ditë më pare në pjesën më të madhe të miqësores me Adën e Velipojës në Shkodër, dje ka qenë një test i mirë për dy serbët që ishin në provë, Paunoviç dhe Dopudj. Por ka bindur vetëm Paunoviç. Ndërkohë që të hënën në Shkodër do të jetë edhe Nikolla Vukçeviç, një mbrojtës energjik që ka luajtur edhe më parë në radhët e kquebluve. Atij i është kërkuar dje të luajë, por nuk ka pranuar. Në Podgoricë ai ka konsumuar një kafe me Grimën, trajnerin Canaj dhe presidentin e futbollit të femrave, Lazër Matija dhe në fund ka pasur një shtrëngim duarsh. Të hënën, Bukçeviç do të jetë në Shkodër.

 

Mazreka rrezikon stolin te Partizani

Në gjysmën e parë të sezonit ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra e Partizanit dhe pothuajse githçka pritej nga këmbët e tij. Por për gjysmën e dytë të sezonit, duket se gjërat në skuadër kanë ndryshuar, pasi Partizani është përforcuar ndjeshëm dhe duket se nuk do të varet më tek individët. Një gjë të tillë, të kuqtë e treguan edhe dje, kur mesfushori kosovar nuk ka qenë në fushë, madje as në stol, por në tribunë. Mësohet se futbollisti nuk ka pasur asnjë dëmtim, apo problem tjetër që ta ndalonte të ishte në fushë dhe kjo të lë të kuptosh, që tashmë lojtari mund të jetë edhe zgjedhje e dytë për trajnerin Lika, duke qenë se edhe forma e tij nuk ka qenë ajo që të gjithë prisnin në ndeshjet e fundit të gjysmës së dytë të sezonit, por edhe në ato miqësore. Refuzimi i tij i fundit për të luajtur në ndeshjen ndaj Dinamos duket se e ka mbushur kupën dhe i shton më shumë zërat se qëdrimi i tij në stol mund të jetë aftagjatë.

 

 

 

 

 

Share it :