Ndryshim ligjit/ Mazhoranca përgatit draftin për reformën e SHISH. PD: Po kthehen “shokët e sigurimit”

Gëzim Saliu

 

Qefalia: Informacioni nga SHISH lë për të dëshiruar. Strazimiri: Sot ka më pak oficerë sigurimi se sa janë emëruar në Polici e Ushtri në këto 9 muaj

shish tiranaMazhoranca ka nisur përgatitjet e draftit që do të ndryshojë ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas kësaj reforme, do të ndryshojë tërësisht skema e funksionimit të SHISH, duke nisur nga riorganizmi i strukturave tek detyrat e kreut dhe shefave të këtij institucioni. Ky rishikim i thellë i SHISH do të mbështet sipas të majtëve në faktin se ky institucion varet nga kryeministri si edhe në bazë të nenit 13 të ligjit aktual, ku organizimi dhe struktura e Shërbimit Informativ Kombëtar  miratohen vetëm nga kreu i qeverisë. Ndërkohë që për drejtuesit e personelin pritet të ketë ndryshime të mëdha, sa i përket drejtorit të këtij insitucioni duket se mazhoranca nuk do të bëjë ende hapa përpara, ku edhe nëse ndodh e kundërta, do të duhej më pas miratimi i kreut të shtetit, i cili ka vlerësuar deri më tani punën e SHISH. Reforma do të përqëndrohet kryesisht në skemën e funksionimit të këtij institucioni, ku sipas mazhorancës, mungesa apo informacioni jo cilësor nga SHISH duhet rregulluar me ligj. Vetëm pak kohë më parë, kryeminisitri Rama paralajmëroi reformim tërësor të Shërbimit Informativ Shtetëror. “Së shpejti, në Parlament do t’i vijë për shqyrtim një reformë ligjore e këtij Kuvendi, për rendin publik. Niveli i shërbimeve inteligjente shqiptare, jo vetëm i SHISH-it që ngrihet mbi një ligj të vitit ’98, që nuk përmbush më nevojat për të përballur sfidat e kohës, duhet ngritur në një shkallë tjetër. Edhe këtu lypset një reformë tërësore, ligjore edhe organizative”, kishte theksuar kryeministri.

 

Qefalia dhe Strazimiri

Deputeti socialist Xhemal Qefalia deklaroi dje se Shërbimi Informativ shtetëror, ka dhënë informacione shumë të dobëta, në lidhje me gjendjen e rendit publik dhe shpërthimeve me tritol të ndodhur muajt e fundit. “Dua të them që pas bërjes prezent nga ministri i brendshëm për mungesë informacioni lidhur me problematikat e rendit në Shqipëri, ka pasur një fluks të madh informacionesh, por informacionet nuk janë të vlefshme vetëm duke siguruar sasi. Informacionet janë të rëndësishme kur brenda tyre ka elementë të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e rendit. Me dy fjalë dua të them nëse ka patur një numër të madh informacionesh, ndoshta dhe të tejkaluara, por cilësia e tyre vlen për të dëshiruar”, tha Qefalia për A1 report. Në të njejtën linjë me të, dy ditë më parë, deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi rithemelimin e Shërbimit Informativ Shtetëror mbi parime profesionale dhe ligjore. “Nuk mund të ketë asnjëherë “dyshime të arsyeshme” që nuk mbështeten qoftë edhe në një provë të vetme, pasi “dyshime të arsyeshme” është një term tërësisht abuziv që prodhon spekulime. “Dyshime të arsyeshme” nuk mund të bëhen praktikë pune e nëse kjo është bërë, atëherë kjo agjensi duhet te rithemelohet mbi te tjera parime profesionale dhe ligjore”, theksoi Braçe. Por ndërkohë opozita e ka akuzuar shpeshherë kohët e fundit mazhorancën për kapjen e institucioneve të pavarura, sidomos për ILDKP-në dhe AMA-n. Në këtë kontekst, të djathtët kanë kërkuar nga qeveria që të qëndrojë larg institucionit të SHISH-it dhe synimit për kapjen e tij për interesa të ngushta partiake. Deputeti demokrat Gent Strazimiri reagoi dje në rrjetin social facebook lidhur me reformën që do të ndërmarrë mazhoranca në institucionin e SHISH, duke theksuar me ironi se,: “u dashkësh “Rilindje” në SHISH! Domethënë, që të quhet se punët po shkojnë mirë, duhet ta marrin në dorë “shokët e Sigurimit, se siç dihet ata janë “profesionistë”, me demek ata ia dinë zanatit…sidomos “sipas standardeve të NATO-s”. Në fakt në SHISH, ka sot më pak oficerë Sigurimi nga ç’janë emëruar në Polici dhe në Shërbimin e Ushtrisë këto 9 muaj”.

 

Festivali i librit/ Rama: Reformë tërësore tek kultura, vullnet kundër medikokritetit

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se qeveria mbështet planin e ministres së Kulturës për një reformë tërësore në art. Pjesëmarrës në “Festivalin e Librit”, kreu i qeverisë tha se synimi i mazhorancës është që të stimulojë dhe mbështesë nismat e njerëzve të lirë, artistëve, shkrimtarëve dhe prodhuesve të cultures. “Nuk është një shfaqje e zakonshme e rradhës dhe as një shfaqje e prekur nga banaliteti i të  përditshmes. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe plani ynë i një reforme tërësore të artit dhe të kulturës, të institucioneve publike, të cilat duhet të jenë gjithmonë e më shumë të hapura ndaj risive dhe ndaj talenteve dhe nuk mund të jenë përveçse hapsira ku hierarkinë e vendos merita, e vendos publiku dhe asgjë e paracaktuar më parë në çfardo forme qoftë ajo”, theksoi Rama. Lidhur me festivalin, kryeminstri deklaroi se në qendër të tij është libri shqip dhe se synimi sipas tij, është që aktiviteti të marrë përmasa ndërkombëtare. “Jam i bindur se për kohën e shkurtër dhe me vështirësitë e natyrshme të lindjes festivali e justifikoi vetveten dhe dëshmoi potencialin për ty kthyer në një hapësirë kulturore të përvitshme . Libri shqip është qendra e gravitetit të festivalit dhe përmes tij vijnë për lexuesit shqiptar autor nga të gjithën bota. Kjo i jep festivalit mundësinë që të jetë një derë e hapur për të ftuar miq dhe për ti njohur me lexuesit shqiptarë”, deklaroi kreu i qeverisë.

 

Letër kryeministrit/ Biznesi: Kundër skanimit të kamionëve në dogana

Sipërmarrësit shqiptarë paralajmërojnë se do të kundërshtojnë skanimin e kamionëve të tyre në dogana, pasi po rrit prej disa muajsh artificialisht kostot e tyre.  Biznes Albania, por edhe shoqata te tjera, i kanë dërguar letër Kryeministrit Rama, ku shprehin shqetësimin e tyre për këtë ccështje, duke theksuar se  nuk do lejojnë që koncensioni të zbatohet. “Është një aktivitet që nuk ndodh në vende te tjera dhe nëse eksizton, paguhet nga buxheti i shtetit”, theksuan përfaqësuesit e biznesit shqiptar. Skanimi i kamionëve në dogana, u dha me koncesion gati një vit më parë, ku tregtarëve u duhet të paguajnë rreth 40 dollarë për çdo kamion që kalon doganën. Aktualisht qeveria e ka pezulluar përkohësisht kontratën dhe është duke negociuar me kompaninë koncesionare tarifat, por edhe kushtet e koncesionit të kundërshtuar nga grupet e interesit.

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news