Ndreca i PS: S’është privilegj të jesh investitor strategjik, më shumë fitojnë shqiptarët

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është shprehur se nuk është privilegj në Shqipëri të jesh investitor strategjik, por sipas tij, është më shumë privilegj për publikun.

Komentet Ndreca i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku komentoi votimin e sotëm në Kuvend kundër kërkesës që mandati i deputetes Olta Xhaçka të shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese.

Duke folur për bashkëshortin e Xhaçkës si investitor strategjik, ai tha se ai është një person që ka investuar të ardhurat e veta në një sektor strategjik të orientuar nga qeveria.

“Investitori strategjik rëndomtë e konsiderojnë si një privilegj. Nuk është e vërtetë. Është privilegj për publikun. Një individ që merr përsipër të investojë 20 milionë euro, vetë ligji e ka përcaktuar si të vlefshëm për publikun dhe i thotë hajde se do të krijojë disa incentiva unë për të të dhënë mundësinë që t’i të investosh në tiruzëm, sepse e ka orientuar.

Pra i thotë nëse ti investon në këtë sektor strategjik, unë do të konsideroj strategjik ty. Pra i thotë hajde, jo referoju tregut. Pra jo sipas tregut ku fiton më shumë, sepse është interesi im publik që lekët…

Nuk është diskutim ky tani, ka edhe njerëz të ndershëm në këtë vend, jo vetëm maskarenj. Lini njerëzit të dëgjojnë një gjë ndryshe. Ligji nuk është bërë për X dhe Y. Bëhet për ata njerëz që kanë disa para private dhe i çojnë atje ku qeveria i thotë ‘hajde këtu’”, tha Ndreca.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.