Kryetari i Këshilltarëve Demokratë në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, foli për ndotjen e ajrit në Tiranë dhe rrezikun që i kanoset shëndetit të qytetarëve.
Nga selia blu, në një konferencë me këshilltarët, Alimehmeti u shpreh se ndotja në Tiranë është 18 herë më e lartë se norma e OBSH-së.
Ai shtoi se ky problem bëhet shkak për sëmundjet kardiovaskulare, madje është edhe një nga shkaktarët e autizmit.
“Ndotja me grimca shumë të imëta, PM 2.5, është18 fish më shumë se norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shkakton probleme kardiovaskulatem dhe respiratorë. Lidhet edhe me problemet e autizmit. Rrisku rritet me 64 përqind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub. Ne jemi 33-93 mikrogram për metër kub”, tha ai.




